TAGS-AT E JAVËS

Forum13 Tetor 2023, 18:11

Aferat në ushtri, si u deklasifikua muzeu "sekret" i FA në Bërzhitë pa përgjegjësi penale?

Shkruar nga Artur Meçollari

Aferat në ushtri, si u deklasifikua muzeu "sekret" i FA në

Ata që bën klasifikimin e procedurës në shkelje të ligjit dhe për shkak të saj u shmang procedura e tenderimit duke sjell dhe dëm financiar çfarë përgjegjësie kanë?

Në 22 korrik 2022 Ministria e Mbrojtjes ka shpallur një prokurim të hapur për "Ndërtimin e Muzeut të FA dhe sistemit të vaditjes në Garnizonin e Bërzhitës, Tiranë.  (Faza II) me fond limit 73.435.665.00 lekë. 

Ky prokurim i përket Muzeut "Sekret", i cili u bë pa konkurim me një fond prej 6 milion Euro të realizuar në dhjetor 2019, direkt mbas tërmetit të 26 nëntorit 2019, nga Ministria e Mbrojtjes. 

Ligji për Muzetë në Shqipëri shprehet se Muzetë janë të hapur për publikun.  Ligji për Informacionin e klasifikuar,  VKM për informacionin e klasifikuar dhe urdhri i Ministrit të Mbrojtjes për dokumentet qe klasifikohen, nuk parashikon klasifikimin e muzeve.

Por, pyetja shtrohet:

-Si u bë deklasifikimi i procedurës?

-Po ata që bën klasifikimin e procedurës në shkelje të ligjit dhe për shkak të saj u shmang procedura e tenderimit duke sjell dhe dëm financiar çfarë përgjegjësie kanë?

Faza I me prokurim sekret. 

Faza II me prokurim të hapur. 

Në 7 janar 2021 Kryeministri Rama deklaroi se shumë shpejti hap dyert Muzeu më i ri i FA.  Kanë kaluar tre vjet dhe ende nuk i ja hap dyert. Duhej deklasifikuar procedura së pari, por pa hetim penal.  Dhe tashmë po punohet aq fortë sa mjetet e FA punojnë dhe me intensitet të lartë në një muze që ishte me prokurim. 

Lini një Përgjigje