TAGS-AT E JAVËS

Forum15 Janar 2026, 18:07

A nuk është kjo një formë e kolerës?

Shkruar nga Irena Beqiraj
A nuk është kjo një formë e kolerës?
Foto ilustruese

Indeksi i Gatishmërisë së Qeverisë në lidhje me inteligjencën artificiale hartuar nga Oxford Insights 2025, e rendit Shqipërinë në vendin 81 në botë...

"Kush dëshiron edhe nuk vepron gjeneron kolerën!”. Kjo është një thënie e famshme e William Blake e cila përmbledhë gjendjen e Shqipërisë në gatishmërisë qeveritare në lidhje me zhvillimet në fushën e inteligjencës artificiale edhe transformimit teknologjik.

Ndërsa, ne programojmë çdo ditë propagandë duke thënë se synojmë të jemi lider i teknologjisë në Ballkan, madje sajojmë "ministre Avatar", Indeksi i Gatishmërisë së Qeverisë në lidhje me inteligjencën artificiale hartuar nga Oxford Insights 2025, e rendit Shqipërinë në vendin 81 në botë.

Ndërsa Serbia një vend tjetër i rajonit renditet i pari në Europën Lindore edhe i pari në Ballkanin perëndimor.

Serbia mban vendin e 39 në botë në ketë Indeks duke u rritur 18 vende nga viti i kaluar. Serbia futet ne 20% të vendeve të para që është e përgatitur për trasformimin teknologjik, duke marrë të gjitha pikët (100%) në kapacitetet e hartimit të politikave transformuese digjitale, komponent ku Shqipëria renditet në vendin e fundit edhe ku theksohet se "Shqipëria përballet me sfida në zhvillimin e politikave dhe teknologjisë, duke mbetur në fazat e ndërtimit të kornizave të politikë bërjes krahasuar me homologët rajonalë"

E pra ndërsa Serbia harton politika, ngre programe shkencore universitare për të prodhuar teknologji duke financuar këtë transformimin me fonde të buxhetit edhe donatorëve, Shqipëria shet dëshira, programon ëndrra sirtaresh, keq qeveris fondet e saj dhe të donatorëve, aq sa këto të fundit detyrohen ti bllokojnë.

A nuk është kjo një formë e kolerës në zhvillim?

rama beqiraj

Lini një Përgjigje