TAGS-AT E JAVËS

Forum15 Janar 2026, 12:20

Të paktën dikush u paqtua me rrëzimin e qeverisë

Shkruar nga Frrok Çupi

Të paktën dikush u paqtua me rrëzimin e qeverisë

Zgjedhjet sapo mbaruan dhe i dhanë Ramës 83 deputetë. Si për t’i thënë populli ‘ja ku e ke kapitalin e votës, por mos lë të na bezdisin as të na kthejnë në gropën ku na kishin”.

Ai qe një burrë i shkurtër dhe trashaluq. Ose dukej më i shkurtër për shkak se ndodhej i vetmi i ngritur mes militantëve të ulur. Ndoshta gjysmën e gjatësisë ia kishin ngrënë.

-Më dëgjo këtu, zoti Berisha!, nisi fjalën ai burri para se të zotëronte mikrofonin.

I drejtohej shefit të tij si të ishin duke kositur barin së bashku.

Ngjarja ndodhi në Lezhë, para dy ditësh, por ai dukej se vinte nga periferitë e ‘livadhit’.

“Dëgjomë mua!”- tha prapë. “Ke ba gabim me gjithë ata dollarë që ia dhe amerikanit për të të heq non- gratën!. Ma mirë t’i kishte shpërndarë dollarët në 1000 burra dhe këta ta rrethonin qeverinë e ta hiqnin qafe!”

Burri i kolm nuk mundi të thoshte se mes 1000 donte të ishte edhe ky vetë.

Por i lëshoi një stuhi terrorizmi në fytyrë doktorit.

“Ti, bre burrë duhet me i qit fare këta!’

‘Me i qit fare!’, ka kuptimin me i shfaros të gjithë.

Militanti i PD në konferencën e Lezhës i ledhatoi plagën e vjetër Berishës. Ky e ka provuar më parë ‘t’i qesë fare’ opozitarët, gazetarët, aktivistët kombëtarë, protestuesit, gërdecarët, vlonjatët, cërrikasit dhe popull të thjeshtë që kërkonte paratë e veta. Por nuk ia doli.

Megjithatë propozimi i militantit ia përkëdheli sedrën Sali Berishës. I hodhi një shikim si nën vetull, buzëqeshi dhe shkroi në letër “të mbledhim 1000 burra, si dikur 400 luftëtarë në Mamurras’.

E kanë mbushur dynjanë me mashtrim.

Mirëpo Saliu kapi vetëm entuziazmin e ‘terrorit me 1000 burra’. Nuk kapi ironinë e burrit të kolm në Lezhë. Ironia e tij, nëse ishte ironi apo pasion, qe tragjike. Ai donte t’i thoshte kryetarit të PD se nuk mund ta rrëzoni Ramën. Mund ta rrëzoni vetëm me një kusht. Kushti është ky:

“Ju e rrëzoni Ramën vetëm nëse i shfarosni të gjithë!”

Militanti, edhe pse periferik, e ka marrë vesh se qeveria përfaqëson shumicë absolute të popullsisë.

Po t’u hysh këtyre si në vitet e errëta të PD, i bie që t’i palosësh të gjithë dhe të marrësh pushtetin. Kaq e thjeshtë është. Ndryshe nuk ka mundësi.

Ose do të kishte ide me dobi nëse ishin një muaj para zgjedhjeve dhe kryetari u mburrej se ‘do të marrin shumicën’.

Por as kjo nuk ndodh. Sepse zgjedhjet sapo mbaruan dhe i dhanë Ramës 83 deputetë. Si për t’i thënë populli ‘ja ku e ke kapitalin e votës, por mos lë të na bezdisin as të na kthejnë në gropën ku na kishin”.

Ose mund të kishin këta aq vota në Parlament sa Rama të kishte vetëm 69.

As kjo s’ka lidhje…

Atëherë si u rrëzoka qeveria dhe merr pushtetin Salia, natën pa hënë?

Janë mllefur politikanë idiotë, të korruptuar, gangsterë, budallenj, pseudo-gazetarë, mbledhur ‘gjithë qelbësirat’… Dhe mashtrojnë njëri tjetrin. Por besojnë edhe se e përhapin mashtrimin në popull.

Gjithë fusha e veprimit të PD që nga ‘shfarosi të gjithë’ e deri në orët e fundit, është një mashtrim i madh, një paturpësi, një paradë ‘më mirë gënje kot se rri kot!’.

Akti i fundit ishte prapë ‘goditje’ për të rrëzuar qeverinë.

Krerët në PD u ngrefosën me punën e vizave për në SHBA. Shpikën urdhrin e presidentit amerikan. Pastaj iu sulën qeverisë: “Pse i ndaloni njerëzit të shkojnë në emigracion’.

Deri në atë moment, që është i fundit, nuk ishin marrë vesh me vetveten:

“Morë, more zotëri vetvetja!, po deri mbrëmë nuk lamë gjë pa thënë pse qeverisa lë njerëzit të shkojnë në emigracion!!?”. Duhej të mbetej fusha bosh, sipas predikimit në partinë e Lezhës.

Sot e kishin me ‘rrëzimin përmes shfarosjes’.

4 Komente

  1. M
    Malo

    Po ti je .ate krejte

    1. P
      Posi

      Si rregull Doktori i ndihmon njerezit me probleme shendetsore por duket se Frrok marren po e çmend komplet Doktori. Ky mjerani ka ik fare nga mendte. Ka 5 vjet çe ha studio me studio se Saliu ka mbaruar, se do arrestohet e kalbet ne burg , se PD ja eshte e lulit, se asnjeri se ndjek me Non graten, se marinsat do ta arrestojne e dergojne ne shba etj etj. Po doktori vazhdon ne politike e Frrok marrja vazhdon kengen e çmendurise.

      1. C
        Cup puc cup puc….

        Kampion i pacipërisë! Kur ishte te Agon tv cfare nuk tha per k/ministrin dhe tani po lepin të pështymat e veta

        1. C
          Curo i Devollit

          Froku nuk ka rjedhur.Froku ka pjerdhur.I ka ngelur ora ne vitet ….90 dhe vazhdon me perralla me Berisha. Frok! Keta qe kemi sot ne krye po e vjedhin kete vend e kete popull si askush me pare.Po sojit tuaj ose i ka ikur drita e syve ose lepijne ndonje gje nga llokmat e pushtetit. Te fala Sandrit!

          Lini një Përgjigje