TAGS-AT E JAVËS

Sport2025-08-04 17:13:00

Nga e majta “vrastare” te festa me shqiponjë; Jasir Asani firmos me skuadrën e re, por duhet të presë deri në janar për debutimin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Nga e majta “vrastare” te festa me shqiponjë; Jasir Asani

Jasir Asani do të vazhdojë karrierën në Iran, pasi i është bashkuar klubit të Esteglal që militon në elitën e futbollit në këtë vend. Zërat ishin përhapur që në ditët e kaluara, por tashmë Asani ka arritur akordin me skuadrën në fjalë dhe ka firmosur një kontratë deri në fund të sezonit 2026-2027.

Konfirmimi ka ardhur nga vetë klubi iranian, i cili bëri të ditur se ka firmosur me Asanin, i cili është në muajt e fundit të marrëveshjes që ka me Guangju në Korenë e Jugut dhe i lejohet të negociojë lirshëm me çdo ekip. Esteglal bëri të ditur se po negocionte me koreanët që transferimi i Asanit të bëhej më parë.

Pas negociatave mes Esteglal dhe anësorit të sulmit shqiptar Jasir Asani, lojtari firmosi një kontratë me Esteglal për një sezon e gjysmë dhe do të bashkohet me Esteglal sapo të mbarojë kontrata me klubin e tij aktual korean Guangju.

Lojtari ka kontratë me klubin korean deri në janar dhe drejtuesit e Esteglal po mundohen që të sigurojnë që lojtari t’i bashkohet klubit para fundit të saj”, shkruhet në njoftimin e klubit iranian rreth marrëveshjes me sulmuesin.

Ekipi iranian e ka prezantuar në rrjetet sociale Asanin si “magjistar” i futbollit. Golat me të majtën “vrastare” dhe festa me shqiponjën kanë qenë kryefjala.

Vetë sulmuesi i Kombëtares nuk ka ngurruar të komentojë në këtë postim, teksa shkruan shkurtimisht: “Shihemi së shpejti”. Te Guangju, Asani gjeti rrugën e rrjetës 27 raste, shto 6 asiste në 80 ndeshje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Esteghlal F.C (@esteghlal.fc.official)

jasir asani sulmuesi shqiptar esteglal skuadar iraniane

Lini një Përgjigje