Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka ndërprerë në mënyrë të njëanshme procesin e reformës territoriale, duke miratuar vetëm raportin e mazhorancës në Kuvend.
Në një komunikim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, Berisha tha se Partia Demokratike vendosi të marrë pjesë në komision pas kërkesave të qytetarëve për të përfaqësuar interesat e tyre në këtë proces.
Ai vlerësoi punën e përfaqësuesve demokratë në komision, duke thënë se projekti i hartuar prej tyre parashikonte rritjen e numrit të bashkive dhe krijimin e komunave të reja, në përputhje me ndryshimet demografike dhe nevojat e territorit.
Ndërkohë ai u bëri thirrje qytetarëve të protestojnë që këtë reformë të rëndësishme, mos e lenë në duart e Ramës.
“Zoti Luçiano Boçi në krye të këtij komisioni nga ana jonë dhe deputetët tanë bënë një punë jashtëzakonisht serioze. Përgatitën me seriozitetin më të madh së bashku me ekspertët e fushës projektin më të mirë të reformës së ardhshme territoriale, ku bashkitë nga 60 jo që nuk zvogëloheshin, por dyfishoheshin. Në të cilin përveç bashkive shtoheshin dhjetëra e dhjetëra komuna sipas territoreve ku ato është e mundur të ngrihen dhe ndryshimet e thella demografike lejojnë ngritjen e tyre.
Pas konsultave të gjera bipartizane, në të cilat qytetarët e të gjithë spektrit politik demaskuan njëzëri reformën e shkuar të Edi Ramës, Edi Rama vendosi të mbyllë punimet e komisionit, të tërhiqet dhe e votoi në mënyrë të njëanshme dhe të kundërligjshme raportin e Maznikut, i cili nuk ishte paraqitur në komision. Pra, ai bën gjithçka për një konfrontim dhe unë ftoj qytetarët që këtë reformë kaq të rëndësishme për ata, për komunitetet e tyre, për zonën e tyre, të mos e lënë në duart e Edi Ramës por të bashkohen me kryengritjen e përgjithshme popullore në Tiranë gjer në largimin e tij”, deklaroi Berisha.
Coraplendisur e nise e coraplendisur po e bitis ! Pse me begraundi qe ke nuk more ca Nga Aleks Buda , ca nga burrat e mencur e te qete te kombit ! Ne kete stad jete nese do vazhdosh duhej te vetekorigjoheshe dhe te vete katasoses , dhe te drejtoje si nje plaku mire e i urte i maleve !!!!!!???