TAGS-AT E JAVËS

Politike2025-07-30 08:41:00

KQZ i dha mandatin Kleana Xhuvelit,  KAS shqyrton sot ankimin e Adriatik Lapajt 

Shkruar nga Pamfleti

KQZ i dha mandatin Kleana Xhuvelit,  KAS shqyrton sot ankimin e Adriatik

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve merr në duar fatin e mandatit të vetëm të fituar nga Nisma Shqipëria Bëhet që futi në sherr drejtuesit e koalicionit.

KAS shqyrton sot ankimimin e Adriatik Lapajt që kundërshton vendimmarrjen e Ilirjan Celibashit për t‘ja dhënë mandatin të katërtës së listës së mbyllur, Kleana Xhuvelit, kushërirës së tij.

Ndonëse ajo është kushërirë e Lapajt, kreu i Shqipëria Bëhet insiston që të njihen në bllok dorëheqjet e listës së mbyllur dhe mandati ti kalojë vetë Adriatik Lapajt.

Do të jetë në dorë të KAS nëse do të lërë në fuqi vendimin e Celibashit apo nëse do të prodhojë një vendimmarrje të re mbi mandatin që përçau partitë e reja.

Lini një Përgjigje