TAGS-AT E JAVËS

Kronike2025-12-01 20:15:00

Vrasja e Mëhallës, shoqërohet personi që ka përdorur makinën e atentatorëve; u kap nga kamerat në Rrugën e Kombit

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Mëhallës, shoqërohet personi që ka përdorur

Ai dyshohet se ka përdorur ditët e fundit automjetin tip Audi, i cili u përdor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mehalla.

Një person me inicialet N.Gj nga Lezha është shoqëruar mbrëmjen e sotme në Policinë e Elbasanit.

Ai dyshohet se ka përdorur ditët e fundit automjetin tip Audi, i cili u përdor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mehalla.

Sipas burimeve, N.Gj është fiksuar nga kamerat e sigurisë në Rrugën e Kombit, teksa kryente pagesën në traut e autostradës, duke përdorur të njëjtin automjet që më pas u identifikua si pjesë e skemës së krimit.

Aktualisht, policia po ushtron kontroll në banesën e tij në Lezhë, në kërkim të provave apo gjurmëve që mund të ndihmojnë hetimin për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Hetimet mbi atentatin vijojnë.

Mbrëmjen e djeshme, 43-vjeçari Mondi Mehalla, alias Edmond Hyka u vra me armë zjarri brenda në automjetin e tij të parkuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:35, në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të karburantit të tij.

Sipas të dhënave paraprake, Mëhalla sapo kishte dalë nga zyra e tij, në godinën ku ndodhen bizneset dhe banesa e nënës së tij. Në momentin që është futur në automjet, ai është qëlluar me armë zjarri duke marrë tre plumba, dy prej të cilëve në kokë, që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Dinamika e ngjarjes është vlerësuar nga ekspertët si një ekzekutim tipik mafioz, por mund të rezultojë edhe vrasje për shkak të një konflikti të ndodhur mesjavën e fundit për motive ende të paqarta.

Lini një Përgjigje