
Me pesë kërkesa të qarta dhe premtimin për të mos u tërhequr, protestuesit thonë se rezistenca qytetare do të vazhdojë deri në ndryshimin e situatës politike në vend.
Sot mbahet protesta e 51-të kundër qeverisë, ndërsa qytetarët u mblodhën sërish në Tiranë për të vijuar mobilizimin e tyre, me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë.
Një ditë më parë, në protestën e 50-të, pjesëmarrësit u grumbulluan në sheshin "Skënderbej" dhe marshuan drejt Kryeministrisë, ku mbajtën fjalime dhe përsëritën thirrjet kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike.
Më pas, ata vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke brohoritur slogane si "Edi Rama, jep dorëheqjen", "Poshtë patronazhistët", "Parlament analfabet" dhe "Shqipëria kërkon revolucion", "Dorëheqje", "Rama ik, Berisha ik".
Ndërkohë, ashtu siç paralajmëruan organizatorët, protestuesit u mblodhën sot në orën 12:00 edhe para godinës së Kuvendit. Në vezët që protestuesit mbanin në duar ishin shkruar emrat e disa deputetëve. Një pjesë e tyre u hodhën në drejtim të makinave të ligjvënësve, një akt simbolik proteste ndaj përfaqësuesve të Kuvendit, të cilët vijojnë të mbështesin ligjet që kundërshtohen prej 51 ditësh në rrugë.
Zona përreth Kuvendit u vu nën masa të forta sigurie. Perimetri i institucionit u rrethua me gardhe metalike, ndërsa forca të shumta të Policisë së Shtetit dhe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë u angazhuan për garantimin e rendit dhe parandalimin e incidenteve.
Organizatorët kanë bërë të ditur se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, duke theksuar se kërkesa e tyre mbetet e pandryshuar: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Lëvizja qytetare nisi si një reagim kundër projektit të investimit prej 4 miliardë eurosh në zonën e Zvërnecit. Me kalimin e ditëve, protestuesit kanë zgjeruar kauzën e tyre, duke artikuluar pesë kërkesa kryesore drejtuar qeverisë.
Kërkesa e parë është dorëheqja e qeverisë. Katër kërkesat e tjera lidhen me shfuqizimin ose anulimin e disa ligjeve dhe ndryshimeve ligjore, të cilat, sipas protestuesve, janë miratuar për t'i hapur rrugë investimeve të mëdha pa transparencë.
Konkretisht, protestuesit kërkojnë: Dorëheqjen e qeverisë; Shfuqizimin e ligjit për statusin e investitorëve strategjikë; Shfuqizimin e "Paketës së Maleve"; Anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura; Anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore.
Me vjen keq per ju te pamfletit se u zhgenjeu prap protesta,sepse 80% e protestuesve jan rrethi miqesor qe kan kap nga nje kock nga Berisha , qe per fatkeqesi ato qe i kan vjedh keti vendi ua perplasin qytetareve te tiranes ,etj si dokument per ti vjedh prap ne forma te ndryshme te likujdimit si qera ,lek me interes,apo duke zaptuar subjektet Bashk me vjedhjet e tyre sollen arogancen,brutalitetin, forcen duke e paraqitur si trashegimi fisnore, te zbukuruara me forcen e zyres avokatie te Argita Berishes ,dhe duke u vulosur ne zyren e kryemafiozit Zenit.ne fotografite qe keni shfaqur shifini me vemendje dhe nxireni konkluzionin vete.Kete manual i lane partise socialiste si manual pune dhe keta bastardet te rinj ne moshe konkurojne me pasuri me ata qe iken e keshtu me radh....... prandaj ky eshte kapitalizmi pronvicial qe shfaqi ate injorancen e pronvincialeve qe prap pronvicial ngelen