TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi13 Shtator 2023, 17:59

Rikthimi i basteve online, gazetari tallet keq me qeverinë 'Rama': Mjerë mileti. S'mbeti tutkun pa shkruar nga një ligj

Shkruar nga Pamfleti
Rikthimi i basteve online, gazetari tallet keq me qeverinë
Edi Rama

Ligji që rikthen bastet sportive online, i depozituar prej muajit korrik në Parlament ka nisur të shqyrtohet ditën e sotme në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe gazetari i ekonomisë, Klodian Tommori i cili ka ironizuar keq formulën e re të qeverisë Rama për rikthimin e basteve sportive.

Ai thotë se manovrat e qeverisë përmes mashtrimeve me ligje janë të denja për çmim Nobel.

"Ka një kryeveper ky ligji i basteve, që është e denjë për çmim Nobel. Shikoni ca thonë këta shkencëtarët e qeverisë në relacion.

Në vitin 2018, ishin 3 kompani bastesh dhe buxheti i shtetit mblidhte 2 miliardë lekë taksa në vit. Por tani, që po i hapim prapë nuk do jenë me 3, por 10 kompani bastesh, ndaj buxheti do mbledhë 6.5 miliardë lekë taksa në vit.

Këta e dikan se po të shtosh numrin e kompanive shtohen dhe lekët që mbledh buxheti në të njëjtin proporcion. Po mirë, a t'ju jap unë një formule, qe t'ja hedhim fukarallekut?
Jepni licenca per 100 kompani bastesh, që të mbledhim 6.5 miliarde euro në vit. Ose ose beni 1 mijë kompani bastesh fare që të mbledhim 65 miliardë euro në vit. Ja fusim për pasuri Norvegjisë, Suedise, Dubait dhe gjithë dynjasë.

Kështu nuk kemi më nevojë as për atë naften e Shpiragut. E çojmë rrogën në shtet 70 mije euro në muaj, pensionin e pleqve 40 mijë euro në muaj dhe vendosim vizat për qytetarët e BE-së se do na mbysin emigrantët pastaj.
Ah në dore të kujt ka rënë shteti. Mjerë mileti. S'mbeti tutkun pa shkruar nga një ligj.", shkruan Tomorri.

Ndërsa ditën e sotme, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ngriti shqetësimin e monopolizimit të aktivitetit të basteve sportive.

Sot, Tabaku vuri në dukje se qeveria shqiptare kthen ligjin, ku fjalia kyç është “rikthimi i kategorisë së basteve sportive”, që do të thotë pranohet dështimi me ligjin e lojërave të fatit dhe pranohet që në 6 vite kanë operuar bastet sportive.

“Paska dhe një shoqatë bastesh sportive kur ndërkohë nuk lejoheshin. Si mund të ekzistojë një shoqatë për një aktivitet që nuk lejohet? Kam frikës e gjithçka do jetë monopol”, tha ajo. 

Ndërkohë deputeti socialist Erion Braçe, një prej zërave më të fortë kundër lojërave të fatit propozon që bastet sportive të menaxhohen nga shteti.

Sipas relacionit të projektligjit të ri, dryshe nga sa ndodhte deri në vitin 2018 ku shqiptarët mund të vinin baste fizikisht në mbi 4 mijë 200 pika, me ligjin e ri licenca do t’u jepet vetëm disa operatorëve.

Për t’u licencuar ata duhet ta regjistrojnë aktivitetin fillimisht në Qendrën Kombëtare të Biznesit me një kapital jo më pak se 20 milionë lekë, duke përmbushur kushtin e të pasurit eksperiencë së paku tri vite në tri vende evropiane. Dokumentacioni duhet të përmbajë origjinën e kapitalit që investohet, dëshminë e penalitetit të sipërmarrësit dhe numri punonjësve.

rama bastet sportive

Lini një Përgjigje