
Raiffeisen Bank po kalon nga një bankë e nivelit të dytë në një "gjakpirëse" financiare, e ngjashme me bandat e mikrokredive që shfrytëzojnë qytetarët me tarifa dhe interesa të ‘cmendura’. Kjo bankë po përdor praktika që e kthejnë çdo veprim të thjeshtë bankar në një kurth për xhepat e shqiptarëve…
Raiffeisen Bank, me një 'arrogancë' tipike të korporatave të mëdha, raporton me krenari një fitim rekord prej 64 milionë eurosh nga aktiviteti i saj në Shqipëri deri në fund të shtatorit, duke shënuar një rritje prej 26.3% krahasuar me vitin e kaluar. Për një vit kalendarik, banka pritet të tejkalojë çdo parashikim fitimi, teksa klientët e saj mbyten në komisione dhe interesa të kripura.
Në tremujorin e parë të vitit, Raiffeisen shënoi një fitim neto prej 21 milionë eurosh, i pasuar nga 22 milionë euro në tremujorin e dytë dhe 20 milionë euro të tjera në tremujorin e tretë. Këto shifra nuk janë rezultat i ndonjë inovacioni apo rritje të numrit të klientëve, por i një skeme të sofistikuar komisionesh të fshehura dhe interesash marramendëse, që kapërcejnë logjikën e tregut. Përkundrazi, këto fitime vijnë nga normat e kredive që shpesh janë dyfish më të larta se mesatarja e rajonit dhe tarifat e majme për çdo lëvizje të vogël financiare që bën një klient.

Raiffeisen Bank, ka gjetur 'minierën e saj të arit' në Shqipëri dhe vazhdon të shtojë fitimet përmes tarifave dhe normave të larta, të cilat rëndojnë drejtpërdrejt mbi xhepat e qytetarëve. Kjo bankë nuk të lë vend për të marrë frymë. Raiffeisen ngul këmbë në tarifat dhe interesat që të heqin çdo shpresë për një marrëdhënie financiare të përballueshme duke u kthyer kështu në bankën më abuzuese në vend.
Pa dyshim, Raiffeisen Bank në Shqipëri ka nevojë për hetim të thelluar për praktikat e saj financiare që duket se po godasin pa mëshirë xhepat e qytetarëve, me komisione të kripura dhe norma kredie që tejkalojnë standardet e arsyeshme të tregut. Një hetim i thelluar do të zbardhte nëse këto praktika përputhen me rregullat dhe standardet që duhet të ndjekë çdo institucion financiar, duke mbrojtur interesin e qytetarëve dhe duke vendosur rregull në një treg ku fitimi nuk mund të vijë në kurriz të klientëve.
Raiffeisen Bank po kalon nga një bankë e nivelit të dytë në një 'gjakpirëse' financiare, e ngjashme me bandat e mikrokredive që shfrytëzojnë qytetarët me tarifa dhe interesa të 'cmendura'. Raiffeisen po përdor praktika që e kthejnë çdo veprim të thjeshtë bankar në një kurth për qytetarët.
Kjo masakër financiare e bën të domosdoshëm një hetim të thelluar mbi manovrat e kësaj banke, për të mbrojtur shqiptarët nga një shfrytëzim ekonomik që duhet ta thksojmë: po i afrohet niveleve të bandave të mikrokredive. /Pamfleti
Lini një Përgjigje