TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi31 Maj 2024, 21:59

Qytetarët pesimistë, bie vlerësimi për ekonominë e vendit dhe atë familjare!

Shkruar nga Pamfleti

Qytetarët pesimistë, bie vlerësimi për ekonominë e

Të pyetur për situatën e përgjithshme ekonomike në vend, ata që e vlerësojnë atë keq dhe shumë keq janë rritur nga (39,2 %) në Dhjetor 2023 –në (43.8 %) në Mars të 2024 dhe (47.6 %) në Maj të 2024.

Në një seri prej 6 pyetjesh standarde, të përdorura nga Barometri – Euronews Albania çdo muaj, lidhur me perceptimin e qytetarëve për situatën e përgjithshme në vend, ekonominë dhe pritshmëritë e tyre në të ardhmen, rezulton se: Të gjithë treguesit e vlerësimit negativ ekonomik kanë rritje në 6 muajt e fundit.

Qytetarët pesimistë, bie vlerësimi për ekonominë e

Të pyetur për situatën e përgjithshme ekonomike në vend, ata që e vlerësojnë atë keq dhe shumë keq janë rritur nga (39,2 %) në Dhjetor 2023 –në (43.8 %) në Mars të 2024 dhe (47.6 %) në Maj të 2024.

Një rritje të vlerësimit negativ ka edhe në lidhje me gjendjen ekonomike të familjeve të të pyeturve edhe pse në vlera më të ulta, Dhjetor 2023- (27 %), Mars 2024 –(28,9%), Maj 2024 – (29.4 %).

Qytetarët pesimistë, bie vlerësimi për ekonominë e

Të pyetur për të ardhmen, ka një rënie të optimizimit për ekonominë e vendit që vërtetohet nga përgjigjet e qytetarëve krahasuar në kohë.

Në Dhjetor 2023 – (45.2%) e qytetarëve mendonin se situata ekonomike e vendit do të përmirësohet, në Mars të 2024 kjo shifër ishte (41.1 %) dhe në matjet e fundit në Maj 2024 është (36.8 %) e qytetarëve.

Qytetarët pesimistë, bie vlerësimi për ekonominë e

E njëjta prirje shihet edhe në pritshmëritë lidhur me gjendjen ekonomike të familjes, në Dhjetor 2023- (42.4 %) e qytetarëve deklaronin se do të përmirësohet, në Mars të 2024 – (39.7%) e tyre konstatonin të njëjtën pritshmëri, sot në matjet e fundit këtë pritshmëri e kanë vetëm (36.5 %) e qytetarëve.

Qytetarët pesimistë, bie vlerësimi për ekonominë eQytetarët pesimistë, bie vlerësimi për ekonominë eQytetarët pesimistë, bie vlerësimi për ekonominë e

Lini një Përgjigje