
Vëllimi i përgjithshëm tregtar midis Azisë dhe Evropës arriti në 1.85 trilion dollarë në vitin 2023. Sipas llogaritjeve të institucioneve ndërkombëtare të transportit dhe logjistikës, kapaciteti vjetor për transportin e kontejnerëve vetëm midis dy kontinenteve ka arritur në 16.6 milion njësi.
Ndërsa vëllimi i përgjithshëm i tregtisë botërore ishte 784 milionë kontejnerë në vitin 2018, kjo shifër u rrit në 866 milionë në vitin 2022. Një tregti globale prej 25 trilionë dollarë në mallra, tregon një kapacitet transporti prej 866 milionë kontejnerësh. Në thelb, vëllimi tregtar Azi-Evropë përbën një pjesë të vogël të tregtisë globale.
Tregtia globale, e cila aktualisht përbën 25 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në nivel global, pritet të zërë 30-33 për qind deri në vitin 2050. Duke pasur parasysh parashikimet që PBB-ja globale do të jetë 225-230 trilion dollarë deri në atë kohë, kjo nënkupton një vëllim tregtar midis 65-75 trilionë dollarësh, në varësi të trajektores së tregtisë globale gjatë 25 viteve të ardhshme.
Kjo përkthehet në një transport kontejnerësh dhe logjistikë që varion nga 1.875 në 2.165 miliardë njësi. Pra tabloja është shumë e qartë: nuk është e mundur të përballohet një vëllim kaq i madh me korridoret tradicionale ekzistuese të tregtisë tokësore (autostrada dhe hekurudhore), detare dhe ajrore.
Nevoja për rrugë të reja tregtare
Pavarësisht se sa do të zbuten tensionet gjeopolitike globale dhe rajonale, apo sa do të ngadalësohen efektet e krizës globale klimatike, as Kanali i Suezit, as Kanali i Panamasë dhe as ndonjë rrugë tradicionale tregtare nuk mund të mbajnë një barrë me një rritje kaq të madhe.
Prandaj, krahas korridoreve tradicionale të tregtisë dhe transportit, duhet të shtohen rrugët e reja.
Në këtë pikë duket se janë duke u përshkallëzuar “luftërat për korridoreve e reja tregtare”. Konkurrenca në rritje midis qendrave të pushtetit që kërkojnë kontroll mbi korridoret tregtare, po i jep përparësi përpjekjeve për të krijuar rrugë të reja përmes korridoreve ndërkontinentale që çdo qendër pushteti po përpiqet t’i kontrollojë.
Megjithatë, rritja e pritshme në tregtinë globale, sugjeron se do të ketë një vëllim shumë të madh për çdo qendër të caktuar të pushtetit për ta kontrolluar. E ardhmja dikton nevojën për rrugë alternative të ndryshme, brenda lidhjeve detare-tokësore të korridoreve tregtare midis Azisë dhe Evropës.
Shkalla e pritshme e tregtisë ndërkontinentale, tregon se të gjithë korridoret alternative do të kërkojnë lehtësisht një pjesë të tregtisë globale. Ky proces, i vendosur që të përshpejtohet pas vitit 2035, do të zhvillohet gjatë dekadës së ardhshme, duke treguar se konkurrenca, e cila herë pas here mund të bëhet intensive, është përfundimisht e panevojshme.
Gjatë viteve 2040-2050, ne do të shohim një peizazh të tregtisë globale, ku të gjithë do të marrin pjesën e tyre dhe do të jenë të kënaqur me të. Megjithatë, derisa të pranohet kjo e vërtetë themelore, konkurrenca në rritje midis korridoreve tregtare tradicionale dhe atyre të gjeneratës së re gjatë 10 viteve të ardhshme, do të shtojë presionin mbi linjat ndarëse gjeopolitike.
Qendrat e fuqisë ekonomike dhe politike të botës, ka të ngjarë që të menaxhojnë manovrat e tyre për dominim mbi këto korridore tregtare, duke i shtuar tensionet përgjatë këtyre vijave ndarëse. Turqia ka avantazhe, mundësi dhe aftësi të rëndësishme në çdo korridor që shtrihet nga Azia Qendrore dhe Azia Jugore në Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe Ballkani.
Përpjekjet e disa vendeve për ta përjashtuar atë nga ekuacioni, janë të destinuara të dështojnë, pasi nuk ka gjasa që shumë vende të arrijnë kapacitetet dhe aftësitë që zotëron aktualisht Ankaraja, dhe që do të vazhdojë t’i shtojë.
Prandaj, është në interesin më të mirë të këtyre vendeve që të përqendrohen në bashkëpunimin e bazuar në “parimin fitues-fitues”, në vend se të angazhohen në përpjekje që nuk u sjellin asnjë rezultat pozitiv./Përshtati Pamfleti nga “Daily Sabah”
Lini një Përgjigje