TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi29 Prill 2026, 11:12

“Paqja fiskale zbatohet brenda majit”, Malaj: Me Poloninë marrëveshje për pensionet, me Greqinë jemi në negociata

Shkruar nga Pamfleti
“Paqja fiskale zbatohet brenda majit”, Malaj: Me Poloninë
Petrit Malaj, ministri i Financave

Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë një konference për mediat, pas mbledhjes së përjavshme të Qeverisë, njoftoi arritjen e një marrëveshje për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Polonisë.

Kështu, mes dy vendeve do të njihen pagesat e sigurimeve shoqërore (pensione) për shtetasit shqiptarë që kanë punuar në Poloni dhe anasjelltas, polakët që kanë punuar në Shqipëri.

Kjo marrëveshje, e cila hyn në fuqi pas ratifikimit nga Parlamenti, garanton njohjen dhe bashkimin e periudhave të sigurimit, me qëllim që qytetarët e të dy shteteve të mos humbasin asnjë vit pune, dhe të përfitojnë pensionin e pleqërisë sipas moshës ligjore.

Është ratifikuar marrëveshja mes Shqipërisë dhe Polonisë për sigurimet shoqërore, është marrëveshja e 21 nga nismat që ka ndërmarrë qeveria me vende ku ka diasporë të shqiptarëve. Është marrëveshja e 10 me vendet e BE, dhe janë marrëveshje të nevojshme sidomos për ata shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Qeveria mbetet e angazhuar që të vijojë me ratifikimin e marrëveshjeve me të gjithë ato vende ku ka diasporë prezentë”, tha Malaj.

Sa i takon Greqisë, Malaj tha se janë ende në negociata. "Janë negociata intensive, jemi besimplotë që do ta konkludojmë një marrëveshje të tillë, ka intensitet të lartë negociatash e kushtet edhe për shkak të numrit të madh të shqiptarëve që kemi në Greqi", tha Malaj. 

Në vijim kreu i Financave, foli për Paqen Fiskale, e cila pritet të nisë të zbatohet brenda muajit maj, ndërsa do të miratohen edhe aktet nënligjore.

“Janë drejt fazës finale, shumë shpejt do të dalim me aktet nën ligjore sa i përket paqes fiskal dhe fshirjes së detyrimeve. Kemi diskutuar dhe negociuar me ndërkombëtarët për aktet nën ligjore, shumë shpejt do dalim me aktet, brenda muajit maj do t’i kemi mbyllur proceset respektive”, theksoi Malaj.

 

malaj polonia greqia

Lini një Përgjigje