TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi 2 Maj 2023, 09:50

Ministrja Ibrahimaj liston si “arritje” rënien e euros: Borxhi publik është ulur

Shkruar nga Pamfleti
Ministrja Ibrahimaj liston si “arritje” rënien e euros: Borxhi
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj

Ditën e sotme Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka bërë një rezyme të ecurisë ekonomike të vendit në 3-mujorin e parë të vitit.

Sipas Ibrahimajt, të ardhurat kanë ardhur duke u rritur gjatë këtij tremujori, duke u ndikuar nga rritja e çmimeve, por edhe nga aktiviteti ekonomik.

Ajo shtoi po ashtu se, të dhënat e punësimit vijojnë të mbështesin rritjen ekonomike, ku sektorët me ndikimin dhe rritjen më të madhe kanë qenë: ndërtimi, prodhimi, transporti dhe tregtia.

“Të ardhura kanë ardhur duke u rritur gjatë tremujorit të parë të këtij viti. Rritja e të ardhurave ka vijuar të ndikohet nga rritja e çmimeve, por mbi të gjitha është aktiviteti ekonomik, që ka ndikuar në këtë rritje.

Të dhënat e punësimit vijojnë të mbështesin rritjen ekonomike. Kemi pasur një rritje të të punësuarve. Kemi pasur rritje në sektorin e ndërtimit, prodhimit, transportit dhe tregtisë. Sektori i shërbimeve vijon të zërë peshën më të madhe në punësim dhe qarkullim.”, u shpreh ministrja Ibrahimaj.

Ministrja e Ekonomisë gjithashtu tha se në 3 mujorin e parë të vitit borxhi publik është ulur dhe kjo për shkak të rënies së kursit të euros.

“Në tremujorin e parë, borxhi ndaj PBB ishte 63.27% të PBB nga 64.58% që ishte në fund të vitit 2022. Sipas strukturës, pesha më e madhe është në borxhin e jashtëm. Këtu dua theksoj dhe peshën e kursit të këmbimit. Borxhi është i identifikuar dhe marrë në euro, kursi eruos ka sjell dhe një rënie të borxhit publik.’, u shpreh Ibrahimaj.

delina ibrahimaj rënia e euros

Lini një Përgjigje