TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi11 Prill 2025, 20:49

Marrëveshja e pensioneve me Italinë, zbatimi nis nga muaji qershor 2025!

Shkruar nga Pamfleti

Marrëveshja e pensioneve me Italinë, zbatimi nis nga muaji qershor

Nga muaji qershor i këtij viti do të nis zbatimi i marrëveshjes për pensionet me Italinë. Shqipëria dhe Italia kanë firmosur së fundmi marrëveshjen administrative që i hap rrugë zbatimit të saj dhe përfitimeve konkrete për pensionet për qytetarët shqiptarë dhe italianë, duke filluar nga muaji qershor i këtij viti.

Kjo marrëveshja është firmosur në Romë, Itali nga zëvendësministrja e Ekonomisë Olta Manjani dhe Ministrja e Punës dhe Politikave Sociale në Itali, Marina Calderone.

Marrëveshja për njohjen e periudhave kontributive mes Shqipërisë dhe Italisë, u jep mundësinë emigrantëve shqiptarë që të trajtohen me pension në Itali dhe në Shqipëri në të njëjtën kohë.

Marrëveshja mes dy vendeve për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore, u nënshkrua më 6 shkurt të vitit 2024.

Janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 4 mijë shtetas italianë të cilët do të jenë përfitues të pensioneve në Itali dhe Shqipëri, të cilët do të sigurojnë bashkimin e periudhave kontributive, duke bërë të mundur që asnjë vit pune të mos humbasë.

Lini një Përgjigje