
Banka e Shqipërisë ka njoftuar se ka ulur me 0.25% normën bazë të interesit për lekun duke e çuar atë në 2.75%.
Kjo është hera e dytë që Këshilli Mbikëqyrës i Bankës Qëndrore vendos të zbusë politikën monetare.
Me 0.25%, Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit për lekun në fillim të korrikut. Kjo vendimmarrje për herë të parë që nga shkurti i vitit 2022.
Kujtojmë se vitet e fundit leku ka forcuar pozitat e tij përballë monedhave ndërkombëtare, duke ‘mposhtur’ edhe euron në tregun ndërkombëtar.
Ky forcim i monedhës vendase besohet se ka ardhur për shkak të hyrjes së më shumë eurove në vendin tonë nga amigrantët, por edhe nga turizmi.
“Ekonomia u rrit me 4 përqind gjatë pjesës së parë të vitit. Inflacioni ra me 2 përqind për shkak të forcimit të lekut. Presim rritje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme të ekonomisë.
Këshilli i Mbikëqyrjes uli me 0.25 përqind normën e interesit për lekun. Ne do përpiqemi të ruajmë stabilitetin e çmimeve në treg”, deklaroi Sejko.
Lini një Përgjigje