TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi 2 Janar 2026, 11:03

Ekonomia botërore në vitin 2026: Tre skenarë dhe një distopi

Shkruar nga Amanda Mars

Ekonomia botërore në vitin 2026: Tre skenarë dhe një distopi

Pasiguria po i ndërlikon gjithnjë e më shumë parashikimet ekonomike, por të gjithë sytë janë tek Trump, Ukraina dhe Inteligjenca Artificiale. E ardhmja e Evropës varet nga aleanca midis Francës dhe Gjermanisë...

Ekonomistët kanë parashikuar 9 nga 5 recesionet e fundit, thotë një shaka e vjetër midis profesionistëve të kësaj fushe. Megjithatë, ekonomia globale ka kaluar 15 vjet pa një recesion shumë të përhapur, pavarësisht krizës së shumëfishtë që nisi në vitin 2020.

Pas pandemisë, bota u përball me inflacionin më të lartë në 40 vjet, goditjen energjetike nga pushtimi rus i Ukrainës dhe luftën tregtare të Donald Trumpit. Por pavarësisht këtyre “stuhive”, fundi i vitit 2025 u duk më i mirë se parashikimet.

Sipas FMN-së, rritja globale ruajti një normë prej 3 për qind, me SHBA-në në nivelin 1.9 për qind dhe eurozonën në 1 për qind. Tregjet e aksioneve janë në nivele rekord dhe papunësia në vendet e zhvilluara mbetet e ulët. Investitorët janë përshtatur me paqëndrueshmërinë, ndërsa qeveritë i kanë sfiduar teoritë ciklike përmes stimujve fiskalë masivë. E kush guxon të parashikojë sot një recesion?

Por, ekonomia amerikane ka “skelete në dollap”. Euforia rreth Inteligjencës Artificiale (IA) po lë në hije probleme serioze si shpenzimet e dobëta të konsumatorëve dhe papunësinë në rritje. Deri në vitin 2030, investimet në IA pritet të arrijnë në 8 trilionë dollarë, pa asnjë garanci për kthimin e tyre. Siç paralajmëron BlackRock, në sektorin e IA “mikro është makro”. Prandaj një kolaps teknologjik do të gjymtonte sistemin global.

Skenari 1: Rezistenca përmes injeksioneve masive kapitale

Në këtë skenar, ekonomia globale do të vazhdojë të sfidojë ligjet e gravitetit përmes asaj që mund ta quajmë “qëndrueshmëri përmes injeksioneve”. Ky skenar mbështetet në premisën se qeveritë e vendeve të zhvilluara kanë gjetur një formulë për të shmangur recesionet ciklike përmes stimujve të vazhdueshëm dhe programeve masive të ndihmës.

Nëse në fillim të vitit arrihet një marrëveshje paqeje në Ukrainë, presioni mbi çmimet e energjisë do të binte ndjeshëm, duke i dhënë frymëmarrje industrisë evropiane. Në këtë kuadër, Inteligjenca Artificiale nuk shpërthen si një flluskë, por fillon të integrohet gradualisht në proceset e punës, duke rritur produktivitetin, por pa shkaktuar tronditje në tregun e aksioneve.

Skenari 2: Brishtësia fiskale dhe rreziqet e ndërhyrjes politike

Skenari i dytë na paraqet një ekonomi që ecën mbi një fill të hollë, ku rritja ekonomike bashkëjeton me rreziqe politike që mund ta përmbysin atë në çdo çast. Këtu, vëmendja zhvendoset tek pavarësia e institucioneve financiare, veçanërisht tek Rezerva Federale në SHBA.

Nëse Donald Trump arrin të ndikojë tek Xherom Pauell apo tek pasardhësi i tij për të ulur normat e interesit në mënyrë artificiale, përpara se inflacioni të jetë mposhtur plotësisht, bota mund të përballet me një humbje besimi tek dollari.

Kjo do të sillte një valë të re inflacioniste që do të godiste konsumin real të qytetarëve, pavarësisht shifrave pozitive në bursa. Ndërkohë në Eurozonë, “Thembra e Akilit” mund të bëhet Franca për shkak të problemeve të saj kronike buxhetore.

Me një deficit që i kalon kufijtë e vendosur nga Brukseli dhe një paqëndrueshmëri politike për shkak të 5 kryeministrave të rrëzuar vitet e fundit, Franca rrezikon të shkaktojë një krizë borxhi, e cila do ta detyronte Bankën Qendrore Evropiane të rriste normat sërish, duke ulur më tej rritjen tashmë të dobët të Gjermanisë dhe vendeve të tjera fqinje.

Skenari 3: Goditja e tregjeve dhe shpërthimi i flluskës teknologjike

Skenari i tretë që mund të shihet këtë vit është ai i “korrigjimit të madh”, ku euforia e Inteligjencës Artificiale përplaset me realitetin e ftohtë të fitimeve të munguara. Gjatë kësaj faze, investimet gjigante prej 8 trilionë dollarësh që janë hedhur deri tani në këtë teknologji, fillojnë të vihen në dyshim nga investitorët që nuk shohin një kthim të qartë kapitali.

Kjo do të shkaktonte atë që Uorren Bafet e quan “zhdukja e baticës”, ku do të mbijetonin vetëm kompanitë me themele të forta, ndërsa do të falimentonin ato që janë mbajtur gjallë vetëm nga likuiditeti i tepërt. Ndikimi do të ishte global: një rënie e bursës në Nju Jork do të fshinte kursimet e miliona familjeve amerikane, duke çuar automatikisht në një rënie të konsumit dhe importit nga pjesa tjetër e botës.

Në Evropë, kjo krizë do të gjente Gjermaninë në mesin e një tranzicioni industrial shumë të vështirë. Nëse plani gjerman për të emetuar 850 miliardë euro borxh për investimet në mbrojtje dhe infrastrukturë nuk jep rezultate të menjëhershme, Berlini do të humbiste përfundimisht rolin e tij si një fuqi industriale, duke e lënë eurozonën pa një busull ekonomike në mes të stuhisë teknologjike.

Skenari i Ferrit: Shpërbërja e pasurisë dhe kolapsi i hegjemonisë së dollarit

Ferri ka variacionet e veta. Në këtë rast, duhet të marrim në konsideratë një shpërthim të pakontrolluar të flluskës së Inteligjencës Artificiale dhe, në vorbullën ku gjendet administrata Trump, le të shtojmë disa tronditje gjeopolitike.

Gita Gopinat, ish-zëvendësdrejtoreshë menaxhuese e FMN-së, sot profesoreshë në Harvard, ka bërë disa llogaritje shqetësuese për “The Economist”: flluska do të zhdukte 20 trilionë dollarë pasuri të familjeve amerikane (ose 70 për qind të PBB-së), dhe humbjet për investitorët e huaj do të arrinin në 20 për qind të pjesës tjetër të PBB-së së botës.

Roli i dollarit si një rrjetë sigurie, paralajmëron ajo, nuk do të funksionojë më si dikur, duke pasur parasysh performancën e tij të dobët të kohëve të fundit. “Krizat më të rrezikshme janë ato të shkaktuara nga një lloj përshpejtuesi financiar. Në rastin e një rënieje prej 30 për qind të tregut të aksioneve apo të rënies së një banke amerikane, përhapja e sëmundjes është e menjëhershme. Më pas qeveritë duhet të vendosin nëse do ta lejojnë sistemin të përshtatet dhe të pastrohet vetë, apo nëse dëmi mund të jetë shumë më i madh dhe të përpiqen ta ndalojnë atë. Krediti dhe konsumi do të vuante në të dyja rastet”- nënvizon ajo.

Në një skenar edhe më të pafavorshëm, ekonomistët flasin për pushtimin e Tajvanit nga Kina - çelësi i industrisë së fuqishme të çipave - dhe për një përshkallëzim të tensioneve me Venezuelën. /Përshtatur nga “El Pais”/

pasiguria skenare bota

1 Komente

  1. T
    Tony Blue Eyes

    Europa krijoi boten moderne me hir ose pahir dhe sot kopilet e bastardet qe i hoqi qafe e kercenojne. Mbreti Persise ne nje feste ku kryenin shfaqje te medha e pasi nje kampion e gardes kombetare qe i mundi te gjithe ne ndeshje u pyet nga mbreti, po mesuesin tend a mund ta mundesh, po tha ai me mburrje. E pranon sfiden, i tha mbreti mesuesit. Po, por qe sot une dua pensionin dhe kaq e aq para po e munda. Dakord , tha mbreti. Pasi u munden mesuesi fitoi e tha nxenesit: "Degjo bir, e para nuk duhej te ngrije doren kundrejt mesuesit qe te beri njeri, e dyta une te mesova 99 hile per te fundit e ruajta per vehte." Come on Europe, clean your land from dirty blood, be together and we will conquer the World again.

    Lini një Përgjigje