TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi 1 Janar 2026, 20:25

Janari sjell rritje çmimesh për siguracionet e makinave, shoferët me historik aksidentesh do të paguajnë më shumë

Shkruar nga Pamfleti

Janari sjell rritje çmimesh për siguracionet e makinave,

Nga janari 2026, siguracionet e makinave do të ndryshojnë ndjeshëm për të gjithë drejtuesit e mjeteve në Shqipëri. Sistemi i shumëpërfolur “bonus-malus”, i miratuar në vitin 2025, hyn më në fund në fuqi pas një viti “prove” që u konsiderua si vit zero.

Sipas këtij sistemi, shoferët që kanë shkaktuar aksidente do të penalizohen me tarifa më të larta sigurimi, ndërsa drejtuesit pa incidente do të përfitojnë ulje çmimi. Ky vlerësim bazohet në 7 faktorë rreziku: fuqia motorike e makinës, mosha e shoferit, përvoja në drejtim, përdorimi i mjetit, qarku i regjistrimit, vjetërsia e automjetit dhe historiku me aksidente.

Por pikërisht këtu ka nisur edhe kritika. Rregullorja favorizon qytetarët që kanë regjistruar mjetet në qarqe si Berat, Dibër apo Kukës, duke ofruar për ta çmime më të ulëta, ndërsa penalizon ata që janë të regjistruar në Tiranë, Durrës, Elbasan e qytete të tjera të mëdha, për shkak të numrit më të lartë të aksidenteve.

Ky përjashtim zonal ka ndezur debate edhe në komisionet parlamentare, ku deputetë të shumicës dhe opozitës kanë kërkuar ndryshime në draftin final, duke e cilësuar të padrejtë diskriminimin në bazë qarku.

Rregullorja pritet të ndikojë direkt mbi mijëra qytetarë dhe të sjellë efekt zinxhir në tregun e sigurimeve dhe çmimin e mjeteve. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare pritet të publikojë udhëzimet teknike brenda janarit për zbatimin në praktikë.

Lini një Përgjigje