TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi30 Dhjetor 2025, 19:34

Euro mbyll vitin 2025 në nivelin më të ulët historik, vetëm 96,6 lekë

Shkruar nga Pamfleti

Euro mbyll vitin 2025 në nivelin më të ulët historik,

Euro po e mbyll 2025-n në nivelin më të ulët historik. Këtë funddhjetor, valuta europiane po këmbehet për mesatarisht vetëm 96.6 lekë.

Tradicionalisht, në prag të çdo fundviti vërehet një rritje e ofertës së euros në treg. Kjo lidhet me kthimin e emigrantëve, shtimin e remitancave dhe shpenzimet e fundvitit, të cilat rrisin ndjeshëm qarkullimin e valutës europiane dhe ushtrojnë presion mbi kursin e këmbimit”, tha për A2 CNN Romina Radonshqi, eksperte ekonomie.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se që nga fillimi i vitit, euro ka humbur plot 1.62 pikë. Ndërkohë, krahasuar me një vit më parë, valuta europiane është tkurrur me 1.54 pikë. Kjo edhe si pasojë e turistëve që ende vijojnë të vijnë në Shqipëri.

“Gjatë këtij viti kemi pasur një kombinim faktorësh shumë të fortë: rritje të remitancave dhe një fluks ende të lartë turistësh. Të dy këta elementë kanë futur më shumë euro në ekonomi, ndërsa kërkesa për lekë është rritur, duke e dobësuar më tej euron”, thotë Radonshqi.

Euro po rrudhet shpejt dhe përballet me një realitet të ri shqiptar, ku fuqia vendase e parasë po fiton besim dhe pavarësi. Bashkë me të po tkurren edhe valutat e tjera në vend, si dollari amerikan, paundi britanik apo franga zvicerane.

euro 2025

Lini një Përgjigje