
Në vendimin e sotëm, Bordi bëri të ditur se nafta me pakicë, pra në pikat e karburantit nuk do të tregtohet më shumë se 209 lekë për litër, nga 217 lekë që ishte caktuar një ditë më parë.
Bordi i Transparencës ka ulur sot çmimin e karburanteve në Shqipëri, krahasuar me një ditë më parë, kur i njëjti bord caktoi shifrat që u konsideruan si abusive, krahasuar me luatjet e tregut ndërkombëtar të karburanteve.
Në vendimin e sotëm, Bordi bëri të ditur se nafta me pakicë, pra në pikat e karburantit nuk do të tregtohet më shumë se 209 lekë për litër, nga 217 lekë që ishte caktuar një ditë më parë. Ndërkohë për bezinën çmimi me pakicë do të jetë 175 lekë për litër, nga 176 që ishte një ditë më parë.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 16:00 e ditës së sotme (11 prill), ndërsa nuk dihet nëse do të ketë ose jo ndonjë mbledhje tjetër të Bordit për të lëvizur sërish çmimet.
Ajo që dihet deri më tani është që në Shqipëri, çmimi i karburanteve është më i larti jo vetëm në Rajon, por edhe në disa prej vendeve të BE-së. Kjo për faktin se ka një nivel të larta taksash që çdo përdorues mjeti është i detyruar t’I pagujë për çdo litër karburant që ble.
Qeveria nuk ka pranuar të ndjekë politikat që shumë nga vendet e Rajonit apo më gjerë kanë aplikuar në këtë kohë krize për karburantet, e cila nuk dihet se sa do të zgjasë për shkak të konfliktit të hapur në Lindjen e Mesme.
"Bordi i Transparencës në datë 11Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 209 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 197 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 175 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 11 ora 16.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarw dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.
SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë per llogaritjen e cmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%", thuhet në njoftim.
Lini një Përgjigje