TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi 7 Maj 2026, 10:19

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës dhe benzinës

Shkruar nga Pamfleti

Bordi i Transparencës ka ulur çmimin e naftës me 10 lekë.

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës dhe benzinës
Bordi i transparencës ul çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja tavan për tregtimin e karburanteve në vend, të cilat do të hyjnë në fuqi sot, më 7 maj, në orën 12:00 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.

Nafta do të tregohet me 196 lekë për litër, 10 lekë më pak se mbledhja e fundit e bordit.Ndërkohë, çmimi i benzinës është caktuar 180 lekë/litër, 4 lekë më pak se vendimi i fundit i bordit.

Autoritetet u kanë tërhequr vëmendjen operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë për detyrimin e zbatimit të këtij vendimi, duke paralajmëruar masa ndëshkuese në rast shkeljesh.

“Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit”, thuhet në njoftim.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, deklarojnë se mbeten të angazhuara për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e karburanteve.

bordi i transparencës ul çmimin e naftës

Lini një Përgjigje