
Çmimet hynë në fuqi më 14 prill, në orën 15:00, dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të reflektohen ndryshimet e reja të çmimeve të shitjes...
Bordi i Transparencës ka rritur sërish çmimin e karburanteve. Nafta dhe benzina prej orës 15:00 të ditës së sotme do të tregtohet përkatësisht me 215 lekë për litër dhe 178 lekë për litër.
Kështu, nafta është rritur me 6 lekë për litër, ndërsa benzina rritet me 3 lekë për litër, nga vendimi i fundit i Bordit të Transparencës.
Megjithë rritjen e çmimit, bazuar në aktin normativ, nuk do të aplikohet ulja e akcizës me 20%, për shkak se kjo masë hyn në fuqi vetëm nëse çmimi për litër kalon 220 lekë.
Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit të standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 215 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 203 lekë për litër.
Për benzinën e standardit SSH EN, Bordi përcaktoi që çmimi i shitjes me pakicë të jetë jo më shumë se 178 lekë për litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë jo më shumë se 166 lekë për litër.
Çmimet hynë në fuqi më 14 prill, në orën 15:00, dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të reflektohen ndryshimet e reja të çmimeve të shitjes.
Autoritetet u tërhoqën vëmendjen operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës për detyrimin e zbatimit të këtij vendimi. Sipas njoftimit, çdo shkelje e konstatuar do të shoqërohet me masë pezullimi të aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, deklaruan se mbeten të angazhuara për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe ruajtjen e konkurrencës së ndershme në treg.
Bordi i Transparencës në datë 14 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 215 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 203 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 178 ekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 166 lekë/litër.
????Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 14 ora 15.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
????Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
???? Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.
SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë per llogaritjen e cmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.
Aktualisht cmimet e dy bursave kryesore jane si me poshte: WTI 91.66 USD.fuci, ose 7.58% me pak se kur u hap dita BRENT 95.01 USD/fuci ose 4.38% me pak.