TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi 2 Maj 2026, 22:15

13 vite në harresë nga Rama, BE 'merr në dorë' zhvillimin e infrastrukturës së Veriut

Shkruar nga Pamfleti
13 vite në harresë nga Rama, BE 'merr në dorë'
Foto ilustruese- Trafik kilometirk në Milot-Lezhë

Veriu i braktisur totalisht nga qeveria e Edi Ramës në këto 3 mandate. Banka Evropiane jep 50 mln euro për zhvillimin e infrastrukturës në Lezhë, Shkodër dhe Malësinë e Madhe...

Gjatë 13 viteve në pushtet, qeveria e Edi Ramës e ka lënë veriun e Shqipërisë jashtë fokusit të investimeve madhore infrastrukturore, duke krijuar një hendek të dukshëm zhvillimi me jugun.

Ndërsa projektet janë përqendruar kryesisht në jug, zona veriore vijon të përballet me mungesë investimesh, rrugë problematike dhe infrastrukturë të amortizuar.

Duke qenë se qeveria nuk e ka vënë ujin në zjarr, ka ndëhyrë Bahskimi Europian. Banka Evropiane e Investimeve, përmes BEI Globale, ka vënë në dispozicion një financim prej 50 milionë eurosh për zhvillimin e infrastrukturës dhe shërbimeve bazë në Shkodër, Lezhë dhe Malësi të Madhe.

Projekti synon përmirësimin e rrugëve rajonale, hapësirave urbane, transportit publik dhe infrastrukturës ujore, si dhe ruajtjen e aseteve natyrore dhe historike. Një ndër komponentët kryesorë është krijimi i një lidhjeje të drejtpërdrejtë turistike mes Alpeve Shqiptare dhe bregdetit Adriatik, një korridor që synon të shfrytëzojë potencialin e pashfrytëzuar të veriut.

Përfaqësuesi i BEI-t në Shqipëri, Alessandro de Concini, theksoi se ky financim synon të afrojë standardet infrastrukturore me ato të Bashkimit Europian dhe të rrisë mundësitë ekonomike në rajon.

Ndërkohë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të udhëheqë zbatimin e projektit, i cili përfshin investime të integruara në rrugë, ujësjellës, ripërtëritje urbane dhe turizëm.

Ky financim vjen në një kohë kur infrastruktura në veri vijon të mbetet problematike. Aksi Lezhë–Shkodër është një nga shembujt më të qartë të mungesës së ndërhyrjeve, me trafik të rënduar dhe kushte të papërshtatshme qarkullimi. Përtej segmentit Thumanë–Kashar, investimet në veri kanë qenë minimale, ndërsa projekte të tjera kanë munguar.

Në këtë kontekst, ndërhyrja e BE-së shihet si një hap i detyruar për të nxitur zhvillimin në një rajon që ka mbetur pas për vite me radhë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ky projekt do të arrijë të kompensojë mungesën e investimeve të akumuluara ndër vite. /Pamfleti

lezhe trafik

5 Komente

  1. B
    Baki

    3 km rruge behen nga balluku me kaq leke

    1. f
      five company

      Interesante. Jugu mbase u zhvillua me shpejt, ose qe te jem saktesisht exact, per vendet qe ne gjuhe internacionale quhen landlocked, ose me dalje detare ( " vuajne mungesen e klimes detare), perfitimi i investimeve do te ishte shume i madh dhe me i shpejte se turizmi ose klima malore. Keto vite u ndertuan fillimisht resorte, shtepi, hotele. " Purgatori i shtrengatave dhe rreshjeve" pastroi rrugen per hapin pasardhes, ate te infrastruktures qe do te lidhte "vendet bashkevuajtese" te mungeses se detit, qe nga purgatori i parave re shkonin ne "parajsen fiskale" te bordellove te jugut. Te kuptohemi, ne "Parajse behet qefini", ku " virgjereshat e TV prostituojne duke sjelle nektare dhe parfume aromatike", perzjere me fekalet dhe azbestin e detit... Ne Veri, perseri do ndjekim te njejten " Ironi te Fatit", sarkazma e BE qe tall te "injorantet e pervuajtuar ( inferioret), dhe kerkojne nje bilete per ne parajse". Por kjo bilete, cuditerisht eshte e lire! Po perse kaq lire??! ( Chip)??! ..... Duke u rikthyer shekuj perpara, ndarjes se principatave, principata e Venedikut, kapte pjesen me te madhe te Veriut. Por Edi eshte nga Jugu dhe principata e Jugut nuk mund te financoje principaten e Veriut... Me prejardhje nga Venediku, une do te sugjeroja qe katet e 5 dhe 7 te kulles me bustin e Skenderbeut qe " unifikoi principatat inferiore te shqiptareve" ne qender te Tiranes, te investojne per paketen e maleve..

      1. O
        Opinion public

        Po Veri eshte vetem Shkodra? Po Dibra fshatrat e te ciles jane pa rruge, kanale vaditese, uje te pijshem,? Mati, Kukesi e Mirdita? Apo lobojnevt3j Rama Tom doshi e topalli per interesat e tyre dhe te njerezve te tyre?! Varileshtokracia!

        1. I
          ILIR

          E turpeshme lenia pas dore e rrugeve te veriut.Po vjen vera dje per te shkuar nga Tiana ne Shkoder duhen me shume se 6 apo 7 ore. Ai i gjati thote pastaj se paska gjak Shkodran.Kjo vetem se Shkodra eshte demokrate.

          1. F
            Fatmiri

            Në veri rruga e Peshkopise Shëngjin Velipojë Bajpasi Shkodres Hyrja e shkodres Harku Bërdices Velipojë Bunë për në Muriqan reabilitim Rruga per në Theth Rreps Fush Arrez Cilën rrugë tjeter ka veriu spo e kuptojmë

            Lini një Përgjigje