Në vend që ta ndëshkojmë padrejtësinë, e adhurojmë. Derisa rrëzohet. Pastaj e gjuajmë me baltë për t’u ndier më të pastër se ajo…
Përfundimisht, ne jemi një shoqëri mizerabël. Një vend ku morali është flamur: valëvitet vetëm kur ka erë.
Një shoqëri me mentalitet thellësisht oriental, ku të dobëtit goditën me gurë, ndërsa të fortit i përulen me servilizëm.
Këtu, nuk ka rëndësi kush je, por sa frikë mbjell.
Sa të jesh në pushtet, të thërrasin “vizionar”, “udhëheqës”, “i ndritur”.
Dhe sapo të rrëshqet këmba, të turren të gjithë si orlat.
Kjo është natyra jonë: të pështyjmë aty ku kemi lëpirë.
Kur dikush ngjitet, të gjithë i vrapojnë pas si karvan për favore; kur bie, e vrasin me gurët e lavdërimeve të djeshme.
Asnjë s’ka guximin ta sfidojë të fortin sa është në majë, por të gjithë kanë kurajën e çakallit ndaj viçit të rrëzuar.
Në këtë vend, revolucioni moral fillon vetëm pasi ikën rroga, pushteti e favoret.
Njerëz që dje betoheshin për besnikëri, sot shkruajnë statuse për “drejtësi”.
Gazetarë që deri dje mbanin mikrofonin përballë ministrave me përuulje, sot recitojnë analiza për korrupsionin.
Kolegë që në mbledhje votonin “pro”, sot flasin për “tradhti të parimeve”.
Dhe publiku, i ka duart gati për duartrokitje e për linçim, në të njëjtën kohë.
E njëjta turmë që ulërinte “Rroftë!”, sot brohoret “Ta marrin!”.
Kjo nuk është drejtësi. Kjo është hiena kolektive.
Një sistem instinktesh primitive që i ngjan më shumë një fshati të trembur se një shoqërie moderne.
Sepse në thelb, ne nuk kërkojmë drejtësi; ne kërkojmë hakmarrje, por vetëm ndaj atyre që janë rrëzuar.
Korrupsioni na neverit vetëm kur bie nga duart e atyre që s’e ndajnë me ne.
Në këtë vend, të fortët mbijetojnë duke u pasuruar; të dobëtit mbijetojnë duke u përshtatur; të tjerët, duke heshtur.
Ndaj, çdo herë që sheh një ministër të rrëzuar, mos u gëzo shumë, nuk është triumf i drejtësisë, është rituali ynë i zakonshëm i kanibalizmit moral.
Ne nuk i rrëzojmë të korruptuarit; ne i konsumojmë sapo s’kanë më pushtet për të na ushqyer.
Në fund, është një rreth vicioz:
E adhurojmë tiranin derisa na shkel, e mallkojmë sapo na harron.
Jo vetëm pushteti ka faj që korruptohet, ka faj edhe shoqëria që e nderon korrupsionin.
Dhe në këtë rrugë, nuk do të ketë as “heronj”, as “armiq”, por vetëm turma që brohoret dhe po ajo turma që pështyn.
Ne jemi një shoqëri që nderon frikën dhe e quan nënshtrimin urtësi.
Dhe si çdo shoqëri që rri në gjunjë, edhe ne kemi mësuar të ngrihemi vetëm për të hedhur gurin mbi të rënët./Pamfleti
shume e sakte e koncize!!!!!
Shoqeria percaktohet nga qenja materiale ë cila percakton ndergjegjen shoqerore. Eshtë ë thjeshtë dhe ë lehtë të predikojme kur portalet financohen… Nqf arsimtari muk ka pagen ë një Ministri këtë shoqeri do kemi .
Emigrimi masiv nese nuk eshte revolte, athere c,fare eshte??. Nuk e vret, as e vare kush qeveritarin e as qeverine??. Te mbetet vetem te ikesh, e perderisa mundesh, athere ik o Zef se kot po e shkund penen e talentuar.
Nuk dueht folur me per popullate, por per sekte qe kuptojne neper te se c,ka duan te komunikojne. Po nuk arriten perdorin edhe duart, shkelmat, cizmet, plumbin ,thiken, dmth arrijne te kuptohen mes vedi. Nuk duhet folur me, per parlament, shtet, instutucione, por per kafaze, ku flejne, ngrohen dhe ushqehen nje sekt x qe e ka fituar kete privilegj si votasjdhes. Deputet jane kafshe parazite qe orientojne sektet jashte kafazeve me stemat perkatese. C,ka bejne 'kapin" ato qe bien nga tavolina parlamentare e ndahen sipas stemave. ANTARET NE BAZE TE SECILIT SEKT, klikojne, mallkojne, bullizojne, qeshin ose perqeshin e shume te tjere rrine ne gadishmeri si Diella, me kry detyren , futja Prenes, hiqa Lenes, rrofte mbreti, poshte mbreti. Qe "mbret Ariani ka vesh cjapi", nese e keni lexu perrallen, e tha pema'' . Mos i dilni kunder qeverise, se keni femije me rrit. Aq sa na jep boll e kemi. Ka edhe ma keq, ose s,keni pare gje akoma.
Fantastike analiza Zef
Te fajesosh nje shoqeri të tërë është dëshpërim