Ferit Hoxha, ministri-peng i pazareve të vjetra: nga diplomacia e karrierës te skandali i “idiotëve”...
Mesazhi i pretenduar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut hap një debat më të madh: a është diplomacia shqiptare shërbim ndaj shtetit, apo arkivë e pazareve të pushtetit?
Ferit Hoxha nuk është një emër i rastësishëm në diplomacinë shqiptare. Ai vjen nga një karrierë e gjatë në shërbimin e jashtëm, me poste në OKB, BE dhe së fundmi në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku u dekretua më 4 mars 2026.
Por pikërisht kjo karrierë e gjatë, që nga propaganda zyrtare paraqitet si eksperiencë, për kritikët është kthyer në simbolin e një diplomacie që i ka mbijetuar çdo pushteti duke iu përshtatur çdo padroni politik.
Skandali i fundit, ku opozita pretendon se Hoxha ka përdorur gjuhë fyese ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut në një komunikim të brendshëm, nuk është thjesht një episod banal WhatsApp-i. PD ka publikuar mesazhin e pretenduar, ndërsa Ministria e Jashtme e ka mohuar duke e cilësuar të pavërtetë dhe të fabrikuar.
Nëse mesazhi është fabrikim, autorët duhet të mbajnë përgjegjësi. Por nëse është autentik, atëherë nuk kemi vetëm një ministër që flet rëndë; kemi një krizë të përfaqësimit shtetëror. Sepse ministri i Jashtëm nuk është komentator kafenesh, as lojtar bastesh diplomatike. Ai është fytyra institucionale e Republikës së Shqipërisë.
Problemi me Ferit Hoxhën është më i thellë se një frazë. Ai përfaqëson atë lloj zyrtari që nuk bie kurrë, sepse nuk i përket asnjë parimi, por çdo pushteti. I dobishëm për Berishën, i pranueshëm për Ramën, i ricikluar në çdo stacion ndërkombëtar, Hoxha është bërë modeli i diplomatëve që nuk maten me rezultate, por me aftësinë për të mbijetuar.
Nga dosjet e ndjeshme të marrëdhënieve me Greqinë, te hijet ruse, te pazaret rajonale dhe deri te debatet e fundit për integrimin, emri i tij shfaqet si figurë e vazhdimësisë së errët: jo gjithmonë në qendër të skandalit, por gjithmonë pranë tavolinave ku luhen interesa më të mëdha se publiku.
Edi Rama e ka nxjerrë Ferit Hoxhën në skenë jo si ministër të ri, por si garanci të vjetër. Një njeri që u flet grekëve, rusëve, evropianëve dhe ballkanikëve me gjuhën e kompromisit të heshtur. Një diplomat që më shumë se vizion për Shqipërinë, duket se mban në xhep hartën e pazareve të pushtetit.
Prandaj çështja sot nuk është vetëm nëse Ferit Hoxha tha apo nuk tha “idiotë”. Çështja është nëse Shqipëria mund të vazhdojë të përfaqësohet nga njerëz që kanë parë çdo qeveri, kanë shërbyer çdo shef dhe kanë dalë të paprekur nga çdo kapitull i errët i diplomacisë shqiptare.
Në fund, Hoxha nuk është ministër. Është një peng politik: i përdorshëm, i riciklueshëm dhe i rrezikshëm pikërisht sepse di shumë./Pamfleti
germo tare germo! Ferid eshte agjent i vjeter . Shif pak gruan franceze të Feridit me kuptu si e mbajn peng Berisha e Rama
Z.Hoxha! A jeni Ju qysh në fillimet e karierës politike, i rekrutuar nga shërbimet sekrete franceze?
Ferit Hoxhaj (Ferit Hoxha) eshte argat i UDBse. Shkarkoni kete pleh te qelbur.
Ja keni bere fletrrufene si ne kohe te Enverit. Ky eshte diplomat karriere, atehere do i sherbeje Shtetit pavaresisht nga kryeministrat ose presidentét. Shkrim pa lidhje.
Ti je idiot qe nuk sheh lidhje Agjenti i sherben të huajve Ça kariere me baze spiun, servil, pafytyr, legen i kapur ke Akshi e ke greku, rusi, francezi Hajdut
O Enver na rrofsh topet ti dhe Ferid Hoxha ????????????????????