TAGS-AT E JAVËS

Editorial12 Dhjetor 2023, 09:32

Erion Veliaj e ka varur patkoin e fatit në Amerikë

Shkruar nga Sokol Pepushaj

  

Erion Veliaj  e ka varur patkoin e fatit në Amerikë
Erion Veliaj me Nensi Pelosin /

Zemërojuni sa të doni, inceneratori do të vazhdojë të grabitë të paktën 80 000 dollarë në ditë, pa e nxehur marmitën as nga viktimat, as nga SPAK-u...

Erion Veliaj duhej të ishte në burg, jo vetëm për kullat gjigante ku akuzohet se pastron paratë e Ndraghetës, organizatës ndër më të rrezikshme në Glob, por edhe për këtë vjedhjen që bën haptas, publikisht, nga taksat e qytetarëve me inceneratorin që është vizatuar vetëm në letrat e Bablokut.

Po, çdo fshatar e di, se SPAK-u ka sekuestruar ca sipërfaqe toke ku nuk u gjet fare inceneratori këtu në Sharrë, prej nga Lali Eri ka sharruar nga buxheti milionë euro dhe çdo ditë vazhdon të zdrukthojë nga skeleti i varfanjakëve 80 000 euro.

Ky skandal paradoksal, nuk ka nevojë për hetim.

Paratë lëvrohen nëpër brazdat e llogarive të kompanisë fantazmë “Integrated Energy B.V sh.p.k” që edhe ajo është vetëm në figurat e artistit të vjedhjeve artistike, Bablokut arrogant.

Hija e kompanisë së pa regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, u fanitet fshatarëve me tiparet e një lloj lugati, me emrin Klodian Zoto, i dënuar me burg dhe në kërkim ndërkombëtar.

Mbase transfertat që nuk i heton dot SPAK-u, strehohen andej ku është rrezik për duart e prokurorëve, në një bankë amerikane, ku gruaja e kryeministrit ka aksione, dhe pranimi i degradimit, është më komod se lufta ndaj krimit.

Po pse nuk e arreston SPAK-u Lali Erin, pyesin të gjithë.

Që të lëshoi degë bindja se kemi drejtësi me regji, mjafton vjersha e Bablokut, “SPAK-un nuk e ka krijuar dhe as e orienton Amerika, por mafia e partisë socialiste”, që në sytë e publikut të shpërqendrohet ndryshkja e vidhave të kodit të Ndranghetës, nevojitet energjia snobe, se Lali Eri e ka varur patkoin e fatit në Amerikë, prandaj ka të drejtë të krekoset mbi krahët e ngrohtë të përtej Pacifikut.

Vizitat e shpeshta, takimet me personalitete të politikës dhe diplomacisë, mbajnë në këmbë bindjen se Amerika ose po e përdor Lali Erin si element empirik për edizimin e SPAK-ut, ose për të lëkundur logjikën se drejtësinë nuk e përkulin si degë fiku as Babloku, as Non-Grata, por vetëm ish shitësi i fiqve, që fshatarët këtej, i kanë qepur pizhamet e burgut.

Kështu llafosin shqiptarët, që kur pas çdo theksi diplomatik të qeverisë, rrokjet eri-on, ngrenë tonin e lidhjeve me Amerikën, që prej kohësh nuk ekzistojnë, njëlloj si inceneratori dhe kompania që paguhet 80 000 dollarë në ditë.

Ditët e Lali Erit që shkon e vjen nga Amerika si kaposhi në kotec të pulave, vërtetë janë ngarkuar edhe me protesta të shoqërisë civile para dyerve të SPAK-ut, “të arrestohet bosi i inceneratorit që nuk është”, por në anën tjetër, Babloku i varur në degë të fikut, nuk po bie, sa kohë vetë Amerika nuk është fyer nga fërshëllimat e gjithë fshatit: Është skeç i dobët të shohim se si Erion Veliaj, nga shitës fiqsh, sot është sheik që na mburret si mafioz me pizhame burgu e stemë amerikane, e po, zemërojuni sa të doni, ai do të vazhdojë të grabitë të paktën 80 000 dollarë në ditë, pa e nxehur marmitën as nga viktimat, as nga SPAK-u./Pamfleti

erion veliaj patkoi i fatit amerika

Lini një Përgjigje