Vetë kreu i FBI-së Christopher Wray, ngriti në eter të vëmendjes vetëpastrimin, duke ngulur hetimin në thellësi të korrupsionit, atje ku struci ynë struket me kokë në Fondacionin Soros dhe u shmanget përgjegjësive...
SPAK-u i ka dosjet plot me hajdutë, por furrikun ku klloçka e korrupsionit prej 10 vitesh ka rënë kllukë, as e kontrollon, as vezët nuk ja numëron.
Atmosfera e punës tradicionale, jo nga inercia e trashëgimisë, pasi shumë prokurorë vijnë nga lashtësia, nga sigurimi shtetit diktatorial, dhe nga peizazhi i gjelbërimit mbi plogështi, ku fusha e lojës ka tapet e ndriçim amerikan, është vërtetë festive.
Ky fluks qarkullimi i vlerave të hajdutit Edi Rama, me agjentë të FBI-së dhe burra shtetesh, ka vënë në lëvizje para e pasuri të mëdha, përgjegjësi e vullnete të vrullshme, ka provokuar padurimin e Senatit Amerikan për të hetuar deri në fund dosjen Edi Rama- McGonigal.
Vetë kreu i FBI-së Christopher Wray, ngriti në eter të vëmendjes vetëpastrimin, duke ngulur hetimin në thellësi të korrupsionit, atje ku struci ynë struket me kokë në Fondacionin Soros dhe u shmanget përgjegjësive.
Nuk mund të ndodhte ndryshe.
Meduza e Mitologjisë që ngrin këdo që shikon, opozitën, shoqërinë civile, mediat, drejtësinë, diplomacinë, jetën dhe vdekjen, rrëshqiti nga shkalla e sigurisë e ra drejt e në Ferr.
Resurset ekonomike të shqiptarëve, të shpërndara si balona përmbi jetesën dhe shthurjen e ca fiseve, ambasadori Donald Lu i kishte regjistruar në librin e ambasadës amerikane si 4 Klane Mafioze dhe 20 familje kriminale, që ditën kur Babloku kapte për veshi kreun e FBI-së për New Yorkun Charles McGonigal.
Po Meduza ynë mendonte se ka ngrirë gjithçka në Ambasadë.
Mafia, është landi më i ri, diku poshtë rripit të mesit të gadishullit ballkanik, aty ku Babloku ka fshehur furrikun e cirkut të fitoreve mbi të varfrit, dhe nuk i lexon fare fletoret e identitetit të realitetit.
Streha e ngrohtë, nuk ka vetëm vezë ku klloçka çelë hajdutët e vegjël, i ushqen dhe nxjerr në jetë, por edhe tranguj e kunguj, gomarë e peshq.
Mbingarkesa e korrupsionit ka rënduar edhe Senatin Amerikan.
Kthesave, ku secili bie në kundërshtim me vetveten, sa herë numërohen paratë e pasuritë, u është zënë pamja në çdo bisht daljeje nga hetimi i pa mëshirshëm i republikanëve të Shtëpisë së Bardhë.
E nesërmja e pushtetit kriminal vjen me kohë të keqe.
Ndodhi ajo që pritej, Senati Amerikan fundos Edi Ramën./Pamfleti
Lini një Përgjigje