TAGS-AT E JAVËS

Editorial 2 Prill 2024, 10:49

Edhe 90 ditë deputet në ballkon

Shkruar nga Pamfleti
Edhe 90 ditë deputet në ballkon
Sali Berisha /

Sali Berisha ishte prologu i Katovicës dhe Edi Rama epilogu i saj... Fundi i tyre është i pashmangshëm...

Nëse dhe Gjykata e Lartë, më 9 prill 2024 nuk do ta lejojë të shkojë në parlament, ka vetëm një fund të përcaktuar kushtetues: Më 30 qershor 2024, Sali Berisha plotëson 6 muaj pa shkuar në parlament dhe i hiqet mandati i deputetit...

Siç kuptohet nga vendimet e SPAK, të Gjykatës së Posaçme e Gjykatës së Apelit, ish-kryeministrit Sali Berisha, do t’i hiqet mandati i deputetit në gjendje “Arrest shtëpie”, i izoluar si person nën hetim për aferën e ish-kompleksit “Partizani” që bëri me dhëndrin ndërtues.

Me gjithë akrobacitë ligjore, që “non grata” po bën për të dalë nga izolimi në ditët e enjte, që të shkojë në seancat parlamentare, SPAK dhe Gjykata ia kanë refuzuar kërkesën, duke i toleruar vetëm fjalimet nga ballkoni dhe ajrosjen në tarracën e pallatit.

Vajtjen në parlament, 99-shi “non grata” Sali Berisha, nuk e do për të vazhduar “revolucionin” kundër regjimit të Edi Ramës dhe as për të qarë hallet e popullit, por duke u paraqitur 1 minutë në parlament, atij u shtyhet djegia  e mandatit të deputetit me 6 muaj.

Sepse sipas Kushtetutës, deputetit i hiqet mandati, kur mungon 6 muaj radhazi në parlament, ndërsa me paraqitjen në seancë nga 1 herë në çdo 6 muaj, pas 1 viti përfundon legjislatura dhe nuk i quhet i hequr mandati.

Mirëpo, SPAK dhe Gjykata e Posaçme, e kanë izoluar në “Arrest shtëpie” me nenin 237 të Kodit të Procedurës Penale, që nuk lejon daljen e tij nga shtëpia, mbasi arresti në shtëpi për të, është klasifikuar si masë “Paraburgimi” deri në përfundim të hetimit e gjykimit.

Akrobracia e 99-shit Sali Berisha për të dalë nga izolimi, u rrëzua fillimisht nga SPAK, kur i kërkoi direkt leje për të shkuar në seanca parlamentare.

Kundër SPAK-ut, Saliu u ankua në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së parë, me të njëjtën kërkesë, për t’u lejuar të shkonte çdo të enjte në seancat parlamentare, por kërkesa nuk iu pranua, me argumentin se quhet i “Paraburgosur me rrezikshmëri të lartë”, që për shkak të moshës 80-vjeçare nuk mund të çohet në qeli.

Edhe Gjykata e Posaçme e Apelit, refuzoi ta lejonte Sali Berishën për të shkuar në parlament, ndërsa ai i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë, ku më 9 prill 2924, do vendoset nëse do lejohet apo jo të shkojë në parlament.

Neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, me të cilin është akuzuar izoluar Sali Berisha, nuk i krijon hapësira tolerance as gjykatave sipërore, për ta lejuar të dalë nga izolimi, përveç rasteve kur ka nevojë për trajtim mjekësor spitalor, por edhe këtë herë me leje direkt nga SPAK.

Më 30 dhjetor 2023, ndaj Sali Berishës filloi zbatimi i vendimit penal “Arrest shtëpie” dhënë nga SPAK e GJKKO; ndërsa sipas Kushtetutës, ai do jetë edhe 90 ditë deputet në ballkonin e banesës.

Nëse dhe Gjykata e Lartë, nuk do ta lejojë të shkojë në parlament, ka vetëm një fund të përcaktuar kushtetues: Më 30 qershor 2024, Sali Berisha plotëson 6 muaj radhazi pa shkuar në parlament dhe i skadon e i hiqet mandati i deputetit.

Por, nëse deri në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, ai do shpallet fajtor për veprën penale që akuzohet, Sali Berisha nuk mund të kandidojë përsëri për deputet, mbasi e ndalon ligji i dekriminalizimit./Pamfleti

edhe 90 ditë deputet në ballkon

Lini një Përgjigje

Editorial