TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë27 Prill 2025, 11:02

Lobimi 6 milionë USD për heqjen e “non grata”-s; Berisha paguan 750 mijë USD paradhënie, SPAK hesht!

Shkruar nga Pamfleti

Lobimi 6 milionë USD për heqjen e “non grata”-s; Berisha

Tropojani Nuredin Seci, ish-sportist dhe mik i vjetër i Berishës, bëhet garantor financiar i PD-së për kontratën lobuese në SHBA. Rast i ngjashëm me Agron Nezën (tropojan edhe ky) , korrierin e parave të Ramës për McGonigal. SPAK hesht!

Prej muajsh, ish-kryeministri Sali Berisha është përpjekur të bindë opinionin publik dhe simpatizantët e tij se “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) është një vendim i padrejtë, të cilin ai pretendonte se po e kontestonte ligjërisht, pa u angazhuar në asnjë lobim financiar. Por realiteti është krejt ndryshe.

Pas deklaratave të bujshme se “non grata” ishte "de facto" e hequr dhe se do zyrtarizohej pas zgjedhjeve të 11 majit, doli zbuluar kontrata 6 milionë USD, e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, me kompaninë lobuese amerikane “Continental Strategy”, për të hequr damkën e rëndë që rëndon mbi Berishën.

Lobimi 6 milionë USD për heqjen e “non grata”-s; Berisha

Në këtë kontratë, si garantor financiar figuron Nuredin Elez Seci, 72-vjeçari tropojan, ish-shef i sportit në Komitetin Ekzekutiv të Tropojës deri në vitin 1992, aktualisht rezident në New York. Ai ka marrë përsipër përgjegjësinë për të arkëtuar dhe paguar lobimin milioner, që parashikon pagesa mujore prej 250 mijë dollarësh për një periudhë 24-mujore.

Madje, më 24 prill 2025, ditën kur është nënshkruar kontrata nga Flamur Noka, është derdhur edhe paradhënia prej 750 mijë USD për tre muajt e parë. Kjo lëvizje financiare e vendos Berishën para një pyetjeje publike që kërkon përgjigje të menjëhershme: Nga i gjeti këto para?

Nëse paratë i ka paguar biznesmeni tropojan Nuredin Seci, atëherë edhe ai duhet të sqarojë origjinën e 6 milionë dollarëve që ka marrë përsipër për të shpëtuar “babain politik” të Tropojës.

Lobimi 6 milionë USD për heqjen e “non grata”-s; Berisha

Në mënyrë ironike, ky rast e rikthen në kujtesë një tjetër skandal lobimi, atë të Agron Nezës, gjithashtu tropojan, i cili u përdor nga kryeministri Edi Rama për të korruptuar ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal. Koincidencë apo jo, të dy këta lobues janë shpallur “Qytetar Nderi” (siç duket edhe në foto) nga Rexhë Byberi, kryetari socialist i Bashkisë Tropojë, aktualisht në arrest shtëpie për abuzime financiare.

Pasi ky skandal tashmë është publikuar me dokumente dhe kontrata konkrete, i takon SPAK-ut të veprojë. Por, deri më tani, drejtësia e re shqiptare vijon heshtjen, duke i lënë të lirë politikanët shqiptarë të përdorin para të dyshimta për të blerë ndikim ndërkombëtar. /Pamfleti

nuredin seci sali berisha non grata lobimi 6 milionë dollarë

Lini një Përgjigje