
Sa herë Edi Rama përkulet përballë hajdutëve të tij, ringjallet arroganca ndaj drejtësisë që s’guxon ta prekë. Babloku i mbështetur mbi "Noc Rrokun", duke fshirë nga fjalori "vëllain" Aleks Soros, mban mbi shpinë hallet e politikanëve dhe mafiozëve që dridhen nga drejtësia...
Edi Rama, që dikur nuk ngurronte ta quante "vëlla" Aleks Sorosin, tani duket se ka zgjedhur një rrugë tjetër, atë të heshtjes. Ndërsa presioni ndërkombëtar rritet mbi shpatullat e qeverisë së tij, kryeministri ka vendosur të mbajë gjithë peshën e halleve të hajdutëve dhe mafiozëve që e rrethojnë.
Çdo herë që Rama ulë kokën para klientëve të tij politikë dhe ekonomikë, ai e ngre arrogancën ndaj drejtësisë shqiptare, e cila, sipas tij, s'ka guxim as t’i përgjigjet në telefon. Tashmë, kryeministri nuk ndjen asnjë përgjegjësi për veprimet e ministrave, deputetëve apo zyrtarëve të tij, madje as për mafiozët e lidhur ngushtë me pushtetin, duke e kthyer qeverisjen në një barrë që e mban vetë mbi supe.
Ironikisht, Rama e ka varur kokën tek "Noc Rroku", duke mbetur në një limbo midis frikës dhe arrogancës. Ai tashmë e ka zhdukur "vëlla Aleksin" nga fjalori publik, por lidhjet e tyre mbeten të forta dhe peshën e përgjegjësive të Sorosëve ai e ndjen çdo ditë. Nga ana tjetër, vëllai biologjik Olsi, që është shkundur publikisht para turmave, është bërë simbol i urrejtjes popullore.
Në këtë situatë kaotike, turma është gati të reagojë, ndërsa hajdutët e politikës së lartë, nga pozita në opozitë, po presin ditën e pashmangshme të kalimit nga zyrat e shtetit drejt qelive të burgut.
Kjo dekadë duket sikur ka hyrë në fazën e fundit të rripit: politikanët po luftojnë me panik për të mbajtur pantallonat e lagura nga frika e ndëshkimit të pashmangshëm. Edi Rama, mes hallit të tij personal dhe frikës kolektive të kastës politike, po mban mbi shpinë të gjithë peshën e mëkateve që SPAK-u nuk po i ndëshkon dot.
Në këtë teatër politik absurd, Rama luan edhe rolin e tellallit që përcakton hajdutët dhe të ndershmit, ndërsa përgatit vallen e fundit në arenën politike shqiptare, vallja që duket se do të kërcejë drejt qelive të burgut historik, aty ku "të zezave u ndizet qiriu tek koka"./Pamfleti
Lini një Përgjigje