TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Korrik 2026, 19:44

Çudi shqiptare, trajneri ndëshkohet me karton të kuq dhe tërheq skuadrën nga fusha; pamjet bëhen virale (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Çudi shqiptare, trajneri ndëshkohet me karton të kuq dhe
Miqësorja Llapi-Liria

Ajo që duhej të ishte vetëm një ndeshje miqësore mes Llapit dhe Lirisë në Kosovë, u shoqërua me një episod të pazakontë që tërhoqi vëmendjen e tifozëve.

Trajneri i Lirisë, Ismet Munishi, vendosi të largojë skuadrën e tij nga fusha gjatë takimit. Deri tani nuk është bërë e ditur arsyeja zyrtare e këtij veprimi, por dyshohet se pakënaqësitë kanë ardhur për shkak të vendimeve të gjyqtarëve.

Pamjet e momentit u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u bërë virale. Megjithatë, më pas klubi i Lirisë njoftoi se sfida përfundoi me rezultatin 0-0 dhe se takimi shërbeu si një mundësi për të testuar lojtarët.

Ndeshja përfundoi pa gola, ndërsa trajneri pati mundësinë t’i aktivizojë dhe t’i testojë të gjithë lojtarët në dispozicion. Vazhdojmë punën, me fokus te ndeshjet që na presin”, shkroi Liria në njoftimin zyrtar.

ismet munishi trajneri i lirisë miqësorja me llapin

Lini një Përgjigje