
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Sanxhaku” të qytetit të Laçit, ku një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur 22-vjeçari Veron Pasha. Menjëherë pas ngjarjes, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë mjekësore.
Burime bëjnë me dije se i riu ka marrë një plagë në këmbë, në pjesën e kofshës. Aktualisht, ai ndodhet nën monitorimin e stafit mjekësor dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet stabël.
Rrethanat e ngjarjes dhe autorësia mbeten ende të paqarta. Ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes
Lini një Përgjigje