TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Korrik 2026, 22:54

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksplorohet një zgavër 70 metra e thellë

Shkruar nga Pamfleti

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë,

Shoqata Speleologjike Shqiptare zhvilloi një ekspeditë eksploruese në shpellën "Sterra e Kujunxhiut", e cila ndodhet në zemër të Parkut Kombëtar të Llogarasë, duke sjellë të dhëna të reja mbi një prej zgavrave natyrore të zonës.

Gjatë eksplorimit u evidentua një zgavër me rreth 70 metra thellësi vertikale, ndërsa hyrja e saj ndodhet në një lartësi prej 750 metrash mbi nivelin e detit.

Sipas të dhënave të ekspeditës, në fund të shpellës u konstatua një grumbull i madh gurësh, i cili mund të ketë bllokuar vazhdimin natyror të saj. Ky konstatim lë të hapur mundësinë që eksplorimet e ardhshme të zbulojnë pjesë të tjera të sistemit nëntokësor.

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë,

Një tjetër zbulim me interes ishte prania e eshtrave të kafshëve të ndryshme, mes tyre dre, derr i egër, dhi, dhelpër, ujk dhe specie të tjera. Këto mbetje pritet të kenë vlerë për studimet mbi historinë natyrore dhe ekologjinë e Parkut Kombëtar të Llogarasë.

Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë,

Shoqata Speleologjike Shqiptare thekson se çdo ekspeditë speleologjike kontribuon në zbulimin e pjesëve ende të panjohura të trashëgimisë natyrore të vendit, duke nënvizuar rëndësinë e studimit, dokumentimit dhe mbrojtjes së shpellave shqiptare.

zbulohet zgavër

Lini një Përgjigje