Botërori 2026 uli siparin më 19 korrik, me Spanjën që triumfoi për herë të dytë në histori, pas fitores minimale 1-0 ndaj Argjentinës në finalen e madhe.
Pas përfundimit të turneut, FIFA ka publikuar edhe formacionin më të mirë të Kupës së Botës, një 11-she që ka sjellë edhe disa zgjedhje surprizuese.
Në portë është përzgjedhur Vozinja. Portieri 40-vjeçar bëri një paraqitje të jashtëzakonshme me Kepin e Gjelbër dhe la gjurmë në këtë Botëror, edhe pse zgjedhja e tij ka ngritur pikëpyetje, pasi kampioni i Botës Unai Simon pësoi vetëm një gol gjatë gjithë turneut.
Në repartin mbrojtës dominojnë lojtarët spanjollë, me Mark Kukurrejën dhe Pedro Porron që mbulojnë krahët e mbrojtjes. Në qendër janë vendosur francezi Dazhot Upamekano dhe argjentinasi Lisandro Martinez.
Mesfusha përbëhet nga tre emra të mëdhenj. Spanja përfaqësohet nga Rodri, ndërsa pjesë e këtij reparti janë edhe Xhud Belingam, autor i 7 golave, si dhe Majkëll Olize, i cili shkëlqeu me 7 asiste.
Në repartin ofensiv është një treshe spektakolare. Lionel Mesi udhëheq krahun e majtë me 8 gola dhe 4 asiste, ndërsa në krahun e djathtë është kilian Mabpe, i cili i rrëmbeu “Këpucën e Artë” me 10 gola të shënuar.
Në qendër të sulmit është vendosur Erling Haland, i cili zhvilloi një turne fantastik dhe udhëhoqi Norvegjinë me paraqitjet e tij mbresëlënëse.
Formacioni i publikuar nga FIFA ka ngjallur diskutime, veçanërisht për disa zgjedhje individuale, por përmbledh emrat më të spikatur të një Botërori të mbushur me spektakël.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje