TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Korrik 2026, 11:40

Reforma territoriale, PS rrëzon kërkesën e PD për zgjatjen e afateve: Treni ka ikur!

Shkruar nga Pamfleti
Reforma territoriale, PS rrëzon kërkesën e PD për zgjatjen e
PS rrëzon kërkesën e PD për zgjatjen e afateve: Treni ka ikur!

Partia Demokratike kërkon zgjatjen e afateve sa i takon Komisionit për Reformën Territoriale, me diskutime të mëtejshme mes palëve.

Por kjo kërkesë është refuzuar nga maxhoranca.

“I ngjan kërkesës së një udhëtari që ka humbur trenin para një jave”, iu përgjigj socialisti Taulant Balla, duke theksuar se ky proces nuk mund të kthehet mbrapsht.

“Kishit ardhur këtu në datë 16, e kishim diskutuar. Pse munguat në datë 16? Treni ka ikur, e keni humbur, biletë tjetër nuk ka”, shtoi më tej Balla.

Ndërkohë Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në seancë plenare me në fokus raportet e 7 institucioneve të pavarura për vitin 2025, përfshirë KLGJ, KLP, KLSH, SPAK, Prokurorinë e Përgjithshme dhe Avokatin e Popullit.

Megjithatë, siç parashikohej, ka pasur momente tensione para Parlamentit, mes policisë dhe qytetarëve. Këta të fundit kanë hedhur vezë e domate drejt tyre.

Në sallë, debatet mes palëve janë të vazhdueshme, shoqëruar me akuza të forta e ofendime. 

 

 

Lini një Përgjigje