Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku nga salla e Kuvendit sfidoi deputetët socialistë që të dalin në protestë dhe të përballen me qytetarët që janë kundër qeverisë.
Deputetja demokrate tha se protestuesit janë kundër parlamentit që s’i përfaqëson dhe dhuna ndaj tyre duhet të ndalojë menjëherë.
"U ndjeva jashtëzakonisht keq duke hyrë në parlament kur shikon qytetarë që protestojnë dhe sulmohen nga policia. Ndërkohë që flasim, dalin pamje të qytetarëve që janë djegur. Qytetarët thërrisnin parlament i krimit dhe e kanë me mazhorancën. Provoni të shkoni në protestë!", tha Tabaku.
Tabaku tha gjithashtu se Policia e Shtetit duhet të ndalojë menjëherë dhunën ndaj qytetarëve.
"Hajde dalim!Unë dal çdo natë dhe nuk më prek njeri me dorë! Ata protestojnë kundër këtij parlamenti se nuk i përfaqëson. Policia e Shtetit të ndalojë menjëherë dhunën ndaj qytetarëve. Qeveria shqiptare të përfshijë 4 pr.ligjet në rendin e ditës. Ndaloni prezantimin e njëanshëm dhe hajdeni me një produkt në interes të qytetarëve.", shtoi ajo.
Fatose soroiste tashmë e maturuar. Lëre mandatin e deputetes dhe hajde në protestë si ushtare. Rama në burg, Berisha në burg.