TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Korrik 2026, 14:57

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zezë, ku ndër të tjera veçojmë:

SPAK rrëzon kërkesat e Ilir Beqajt për çështjen e sterilizimit. Ish-ministri kundërshtoi akuzën dhe veprimet proceduriale të hetimit, por Prokuroria e Posaçme kërkoi që pretendimet e tij të mos pranohen.

Apeli i GJKKO-së lë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin, i shpallur fajtor si pjesë e grupit kriminal “Klani Duka” për ekzekutimin e ish-policit Santiago Malko.

Hetimet për vrasjen e Edmond Sulës zbulojnë detaje të reja. Dyshimet janë se autori veproi i vetëm dhe mund të mos jetë vrasës me pagesë, por person me konflikte të mëparshme me viktimën.

Në Pogradec arrestohet Edison Agolli, i dyshuar si bashkëpunëtor në atentatin ndaj Brian Syzos.

Në Sarandë dhunohet oficeri i krimeve Mihal Velço, ndërsa disa persona janë shoqëruar nga policia.

Dy të kërkuar ndërkombëtarë për trafik droge arrestohen në Durrës. Policia Kufitare e Vlorës shpëton 11 emigrantë në det.

Një gur bie mbi makinën e turistëve në Theth, duke shmangur tragjedinë. Ndërkohë, Europa përballet me mbi 12 mijë viktima nga vala e të nxehtit, Kanadaja me mbi 800 zjarre pyjore, ndërsa Venezuela vijon të numërojë pasojat e tërmeteve shkatërruese.

Lini një Përgjigje