Zjarret me përmasat më të mëdha deri më tani në Turqinë perëndimore, plagosën 21 persona dhe detyruan rreth 4 000 banorë të evakuohen.
Flakët u përhapën në pesë qytete dhe provinca, duke përfshirë qytetin e tretë më të madh të vendit, Izmirin.
“Flakët në Izmir, që vazhdojnë prej dy ditësh, kanë plagosur 21 persona”, njoftoi kryetari i bashkisë.
“Gjatë natës, 17 shtëpi banimi u dogjën, 105 shtëpi dhe 44 vende pune u evakuuan, dëmtuar 1600 hektarë tokë në Izmir”, njoftoi ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve në Izmir.
Ndërkohë, gjashtë persona u arrestuan si autorë të dyshuar për zjarret, dy prej tyre në Izmir dhe katër në qytetin veriperëndimor të Bolu.
Autoritetet qëndrojnë në gatishmëri deri në mes të shtatorit për shkak të kushteve të papritura të motit.
Lini një Përgjigje