
Në rrjet është duke qarkulluar një foto e dy nga viktimave të anijes Titan.
Miliarderi Shazada Dawood dhe djali i tij 19-vjeçar, Suleman shfaqen të buzëqeshur disa minuta përpara se të hipnin në nëndetësen fatkeqe Titan për të eksploruar nga afër anijen e famshme 'Titanik', një udhëtim që përfundoi pa kthim dhe në mënyrë tragjike.
Të dy janë të veshur siç duhet për udhëtimin, duke veshur jelekë sigurie, doreza speciale dhe helmeta. Në sfondin e fotografisë së tyre të fundit, mund të shihet një oqean gri që do të bëhej shtëpia e tyre e fundit.
Ndërkohë, kujtojmë se përkundër faktit se nëndetësja e kompanisë OceanGate së fundmi shpërtheu dhe në këtë mënyrë shkaktoi vdekjen e pesë miliarderëve, duket se organizatorët e “udhëtimit” nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga këto ekspedita.
Në faqen zyrtare të OceanGate ende mund të shihni oferta për udhëtime në rrënojat e Titanikut, si dhe “ekspedita” të tjera.
“Çdo ekspeditë kushton 250,000 dollarë për person, ofron një zhytje nënujore, akomodim privat, trajnim të nevojshëm dhe pajisje ekspedite. Kapaciteti maksimal i nëndetëses është i kufizuar në gjashtë persona”, njoftohet në faqen e "OceanGate".
Gjithashtu, theksohet se pasagjerët në udhëtime të tilla marrin një përvojë emocionuese dhe unike.
“Nëndetësja jo vetëm që do t’ju ofrojë një përvojë udhëtimi emocionuese dhe unike, por gjithashtu do të ndihmojë komunitetin shkencor të mësojë më shumë rreth mbytjes dhe mjedisit të thellë të oqeanit. Çdo zhytje ka gjithashtu një qëllim shkencor dhe ju mund të mësoni më shumë rreth kërkimit tonë në faqe", thuhet në faqen e internetit të kompanisë.
Kompania OceanGate organizoi një udhëtim për pesë persona dhe nëndetësja humbi komunikimin me anijen dhe sipërfaqen një ditë pas zhytjes. Pas disa ditësh kërkime, u konstatua se nëndetësja kishte shpërthyer, duke mos i lënë pasagjerëve as edhe një milimetër mundësi mbijetese.
Lini një Përgjigje