TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Maj 2025, 10:52

Zgjedhjet presidenciale në Poloni, ja dy kandidatët favoritë

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet presidenciale në Poloni, ja dy kandidatët favoritë

Polakët zgjedhin sot presidentin e tyre sot, ndërsa rezultatet pritet të jenë të ngushta dhe mund të jenë vendimtare për të ardhmen e qeverisë së vendit me orientim evropian. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe mbyllen në orën 21:00.

Kryetari i bashkisë pro-evropiane i Varshavës, Rafal Traskowski, pritet të marrë 30% të votave në raundin e parë të zgjedhjeve, përpara historianit nacionalist Karol Nawroski, i cili sipas sondazheve merr 25% të votave.

Nëse parashikimet konfirmohen, dy kandidatët do të përballen me njëri-tjetrin në raundin e dytë të planifikuar për 1 qershor, në një moment të ndjeshëm për Evropën, ndërsa pushtimi i Ukrainës nga Rusia vazhdon, forcat e ekstremit të djathtë vazhdojnë të forcohen dhe marrëdhëniet me Uashingtonin mbeten të tensionuara.

Në këto zgjedhje presidenciale marrin pjesë gjithsej 13 kandidatë – 12 burra dhe një grua. Menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, vlerësimet e para do të bëhen publike, ndërsa rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve priten nesër, të hënën. Polakëve po u kërkohet të zgjedhin pasardhësin e Andrzej Dudës, i cili nuk mund të kandidojë përsëri pas dy mandateve pesëvjeçare si president i vendit.

Traskovski, 53 vjeç, është kandidat me Koalicionin e Qytetarëve liberal-konservator, të udhëhequr nga Kryeministri Donald Tusk. Partia e krahut të djathtë Ligj dhe Drejtësi (PiS) e Dudës, e cila është partia më e madhe opozitare dhe humbi pushtetin ndaj koalicionit të Tuskut në vitin 2023, mbështet 43-vjeçarin Nawroski.

Disa votues shpresojnë që kjo situatë pa krye do të marrë fund. "Shpresoj që këto zgjedhje do ta përfundojnë ndryshimin", tha për AFP-në Hubert Michalowski, një biznesmen 50-vjeçar i cili është kundër çdo ndryshimi djathtas për Poloninë.

Ai deklaron se shpreson që vendi i tij "të mbetet në qendër dhe ta përmbysë këtë trend edhe në Evropë".

Lini një Përgjigje