
Partia AK e presidentit Rexhep Tajip Erdogan ka fituar shumicën në parlament, sipas raporteve të fundit.
Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit ka fituar 266 vende në parlament, ndërsa Partia Republikane Popullore fitoi 166 vende.
Ndërkohë presidenti Erdogan ka fituar 49.42% të votave ndërsa kundërshtari i tij ka fituar 44.95% të votimeve, duke e çuar në balotazh.
Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet pas dy javësh, përkatësisht më 28 maj.
Është hera e parë në 20 vjet, që kur ka qenë në pushtet në Turqi, që kreu i shtetit do të detyrohet të zhvillojë një raund të dytë, të planifikuar për datën 28 maj, kundër kundërshtarit të tij socialdemokrat, Kemal Kiliçdaroglu. Ky i fundit drejtoi një koalicion të paprecedentë të gjashtë partive opozitare.
Lini një Përgjigje