TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Maj 2023, 08:12

Zelensky zbret në frontin e luftës, Rusia kërcënon: Ne do t'i arrijë të gjitha qëllimet në Ukrainë me çdo mjet

Shkruar nga Pamfleti

Zelensky zbret në frontin e luftës, Rusia kërcënon: Ne do

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zbritur në frontin e parë të luftës në Donjeck ku takoi trupat speciale të marinsave.
Ai falenderoi ushtarakët për rezistencën që po tregojnë ndaj forcave pushtuese të Rusisë në lindje të vendit.

“Urimi im më i madhe për ju është që të fitoni. Ne e kuptojmë që fitorja nuk do të jetë e ëmbël për shkak të rrugës së hidhur drejt saj”, tha Zelensky.
Presidenti ukrainas u premtoi marinsave mjetet të sofistikuara luftarake si dhe shtimin e njësive të reja. Sakaq, në Donjeck, ku qëndroi dhe Zelensky, Rusia lëshoi disa sulme raketore. Ukraina njoftoi se shumë prej tyre janë ndaluar nga mbrojtja ajrore.

Gjithashtu Rusia tha se do t'i arrijë të gjitha qëllimet e saj në Ukrainë përmes operacioneve speciale ushtarake ose mjeteve të tjera. Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga Tass.

Ndërkohë një gjykatë ruse zgjati me tre muaj arrestimin e gazetarit të Wall Street Journal, Evan Gershkovich, në një seancë dëgjimore me dyer të mbyllura, emblematike e fshehtësisë që shënoi çështjen kundër korrespondentit të parë të SHBA-së pas Luftës së Ftohtë, që u arrestua në Rusi për spiunazh.

 

rusia ukrainë zelensky

Lini një Përgjigje