TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Maj 2023, 22:18

Pas Italisë, Spanja "pushtohet" nga përmbytjet, mbyllen shkollat dhe universitetet

Shkruar nga Pamfleti

Pas Italisë, Spanja "pushtohet" nga përmbytjet, mbyllen

Pas reshjeve të shiut që “pushtuan” Italinë, përmbytje të mëdha janë shkaktuar nga moti i keq ditën e sotme edhe në Spanjën juglindore.

Mediat spanjolle raportojnë se autoritetet kanë urdhëruar që shkollat, universitetet dhe qendrat e kujdesit ditor të qëndrojnë të mbyllura.

Sakaq, bëhet me dije se Murcia, Valencia dhe Andalucia janë zonat ku janë shënuar problemet më të rënda nga moti i keq.

Në Kartagjenë, rrugët u kthyen në lumenj, makinat u zhytën në ujë me baltë, ndërsa ekipet po bëjnë përpjekje për të pompuar ujin nga bodrumet e shtëpive.

 

itali spanje permbytje

Lini një Përgjigje