TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Korrik 2025, 17:05

Zelensky propozon Yulia Svirydenkon si kryeministre të re të Ukrainës!

Shkruar nga Pamfleti

Zelensky propozon Yulia Svirydenkon si kryeministre të re të

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi sot se i ka kërkuar Zëvendëskryeministres së Parë dhe Ministres së Ekonomisë, Yulia Svirydenko, të marrë përsipër rolin e kryeministres së vendit, në një lëvizje që synon të sjellë një transformim të thellë në degën ekzekutive të qeverisë.

Gjatë një takimi, Zelensky dhe Svirydenko diskutuan masa konkrete për të forcuar potencialin ekonomik të Ukrainës, për të zgjeruar programet e mbështetjes për qytetarët dhe për të përmirësuar prodhimin vendas të armëve, në një kohë kur vendi përballet me sfidat e vazhdueshme të luftës.

Në një postim në platformën X, Zelensky shkroi: “Ne diskutuam masa specifike për të forcuar potencialin ekonomik të Ukrainës, për të zgjeruar programet e mbështetjes për ukrainasit dhe për të përmirësuar prodhimin vendas të armëve. Unë propozova që Yulia Svirydenko të drejtojë qeverinë dhe të rinovojë ndjeshëm punën e saj.

Ai theksoi se kjo nismë është pjesë e një plani më të gjerë për të transformuar degën ekzekutive të qeverisë, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe përballimin e sfidave aktuale.Svirydenko, 39 vjeçe, me një background të fortë si ekonomiste, ka shërbyer si Zëvendëskryeministre e Parë dhe Ministre e Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë që nga nëntori 2021.

Ajo ka luajtur një rol kyç në negociatat për marrëveshjen e mineraleve me Shtetet e Bashkuara dhe ka qenë e përfshirë në zbatimin e marrëveshjeve me partnerët evropianë dhe amerikanë, të arritura gjatë Konferencës së Rimëkëmbjes së Ukrainës.

Propozimi i Zelenskyt për emërimin e Svirydenkos si kryeministre pritet të miratohet nga parlamenti ukrainas, i cili që nga fillimi Nataliia_Shapo i luftës ka treguar mbështetje të gjerë për presidentin. Nëse konfirmohet, ky do të jetë ndryshimi më i madh politik në Ukrainë që nga fillimi i konfliktit me Rusinë në shkurt 2022.

Lini një Përgjigje