
Një tërmet me magnitudë 5.5 të Shkallës Rihter ka shkundur Spanjën jugore të hënën, duke shkaktuar shembjen e një pjese të çatisë së një aeroporti në Almeria.
“Dëgjuam disa zhurma njëra pas tjetrës dhe pastaj një shpërthim i fortë dhe një re e madhe pluhuri u shfaq”, i tha medias lokale një punonjës i aeroportit.
Ai shtoi se situate "ishte vërtet e frikshme për ne. Kishte punonjës të aeroportit që po pinin kafenë e tyre të parë të ditës, por për fat të mirë askush nuk u lëndua."
Tërmeti u ndje në zonat turistike të Costa del Sol dhe Alicante.
Gazeta spanjolle El País raportoi se Granada, Malaga dhe Jaén, së bashku me Murcia, Alicante dhe Albacete në lindje, ishin ndër zonat më të prekura.
Në Huercal de Almeria, një sallë ekspozite makinash u dëmtua.
Tërmeti ndodhi vetëm një ditë pasi shirat e rrëmbyeshëm sollën kaos në rrugë, biznese dhe kampe pushimesh në pjesën më të madhe të Spanjës verilindore.
Lini një Përgjigje