Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani është shprehur se Bashkimi Evropian ka përgatitur tashmë një listë tarifash me vlerë 21 miliardë euro për produktet amerikane nëse të dyja palët nuk arrijnë një marrëveshje tregtare. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kërcënuar të vendosë tarifa prej 30% për importet nga Meksika dhe BE-ja nga 1 gushti, pasi javë të tëra negociatash me partnerët kryesorë tregtarë të SHBA-së nuk arritën të arrinin një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
Tajani i tha gjithashtu gazetës Il Messaggero se, për të ndihmuar ekonominë e eurozonës, Banka Qendrore Evropiane duhet të marrë në konsideratë një program të ri “lehtësimi sasior” me blerje obligacionesh dhe më shumë ulje të normave të interesit.
Presidenti amerikan Donald Trump po përshkallëzon luftën tregtare me BE dhe Meksikën dhe kërcënon të vendosë tarifa prej 30% ndaj duke filluar nga 1 gushti.
Njoftimi, i bërë përmes letrave dërguar presidentes së KE Ursula Von Der Leyen dhe presidentes së Meksikës Claudia Sheinbaum, erdhi pasi negociatat disa javore me aleatët kyçë e partnerët kryesorë të SHBA dështuan të prodhojnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse tregtare.
Madje kreu i Shtëpisë së Bardhë paralajmëroi tarifa edhe më të larta se kaq, nëse BE dhe Meksika do të vendosnin të hakmerreshin.
“Kemi pasur vite të tëra për të diskutuar marrëdhëniet tonë tregtare me BE dhe kemi vendosur të lëvizim nga këto deficite afatgjata e të vazhdueshme tregtare. Marrëdhënia jonë, fatkeqësisht është larg të qenit reciproke”, shkruan Trump.
Zyrtarë të bllokut e shohin këtë si një taktikë negociuese, dhe afati i 1 gushtit synon ti japë kohë vendeve të negociojnë një marrëveshje me te favorshme për Shtetet e Bashkuara.
Në letrën dërguar bllokut, Trump kërkon që Europa të eliminoje tarifat e veta ndaj SHBA, në atë që duket të jetë një kusht për çdo ujdi të ardhshme. Von Der Leyen tha se tarifat prej 30 perqind do të minonin zinxhirin thelbësor transatlantik të furnizimit, në kurriztë bizneseve e konsumatorëve në të dyja anët e oqeanit.
Ajo shtoi se ndërsa do të vijonin punën për një marrëveshje tregtare, do të merrnin të gjitha hapat për të ruajtur interesat e BE, përfshirë edhe kundër masa proporcionale. BE ka qenë shënjestër e vazhdueshme e kritikave të Trump.
Më 2 prill ai propozoi tarifa prej 20 përqind ndaj i importeve të bllokut, dhe më vonë kërcënoi ti rrisë në 50 përqind kur bisedimet ngecën.
Lini një Përgjigje