Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi sot se po përgatitet një takim i nivelit të lartë të liderëve të ashtuquajturit “Koalicioni i Vullnetmirëve”, që do të mbahet më 6 janar në Francë. Lajmi u bë publik nga vetë Zelensky përmes një postimi në platformën X (ish-Twitter), ku theksoi rëndësinë e bisedimeve dhe përfshirjen e aktorëve kyç ndërkombëtarë në përpjekjet për paqe dhe siguri në Ukrainë.
Sipas presidentit ukrainas, më 3 janar do të zhvillohet një takim përgatitor në Ukrainë, ku do të mblidhen këshilltarët për sigurinë kombëtare të vendeve pjesëmarrëse në Koalicion. Detajet e këtij takimi janë diskutuar me kryenegociatorin ukrainas, Rustem Umerov, i cili ka konfirmuar dakordësinë me përfaqësuesit ndërkombëtarë për zhvillimin e këtyre bisedimeve në dy faza.
"Takimet janë të nevojshme dhe po i planifikojmë me kujdes. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me partnerët tanë", u shpreh Zelensky.
Në një detaj me interes të veçantë, Zelensky falënderoi ekipin e Presidentit Donald Trump për gatishmërinë për të marrë pjesë në të gjitha formatet ku synohet përparim konkret. “Jam mirënjohës për gatishmërinë e ekipit të Presidentit Trump për të marrë pjesë në të gjitha formatet efektive,” theksoi ai, duke nënvizuar se ekipet kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë dhe kanë diskutuar për hapat e ardhshëm dhe prioritetet në procesin negociator.
Lini një Përgjigje