TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Dhjetor 2025, 17:12

Lavrov ndez retorikën: Perëndimi po përgatit agresion ndaj Rusisë

Shkruar nga Pamfleti

Lavrov ndez retorikën: Perëndimi po përgatit agresion ndaj

Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse, Sergei Lavrov, ka lëshuar akuza të forta ndaj vendeve kryesore evropiane, duke i cilësuar si sponsorë të një “regjimi racist dhe kriminal” në Kiev, i cili, sipas tij, nuk ka tjetër qëllim veçse përgatitjen e një agresioni të ri ndaj Rusisë.

Deklaratat e Lavrovit u publikuan në një komunikatë zyrtare të cituar nga agjencia Ria Novosti, duke sinjalizuar një përshkallëzim të mëtejshëm në gjuhën zyrtare të Kremlinit ndaj Bashkimit Evropian dhe Perëndimit në tërësi.

Sipas Lavrovit, qëllimi kryesor i Brukselit, Berlinit, Parisit dhe Londrës është “ruajtja e regjimit të Kievit”, i cili, sipas tij, kontrollon një territor ku “gjuha dhe mediat në gjuhën ruse janë të ndaluara me ligj, ku ortodoksia kanonike persekutohet, ku monumentet e historisë dhe kulturës ruse shkatërrohen dhe ku ideologjia naziste rikultivohet”. Ai shtoi se opozitarët dhe qytetarët që shprehin mendime ndryshe përballen me “reprezalje brutale”.

Në një tjetër pjesë të deklaratës, Lavrov deklaron se nuk mund të ketë zgjidhje për krizën në Ukrainë pa ndërprerjen e asaj që ai e quan “politikë kriminale” nga ana e Kievit. “Jam i bindur se natyra raciste e regjimit të Kievit dhe cinizmi i sponsorëve të tij perëndimorë janë tashmë të dukshme për pjesën e ndershme të komunitetit ndërkombëtar”, tha Lavrov, duke përmendur gjithashtu dhe “mirënjohjen” ndaj partnerëve ndërkombëtarë që kanë dënuar, sipas tij, “sulmin terrorist ndaj rezidencës së presidentit Vladimir Putin”.

 

Lini një Përgjigje