TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Gusht 2025, 22:59

Zelensky kundër 'nuhatjes' së Trump: Putini definitivisht nuk po përgatitet për armëpushim ose paqe!

Shkruar nga Pamfleti

Zelensky kundër 'nuhatjes' së Trump: Putini definitivisht

Presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelensky ka dhënë një përditësim të mëtejshëm mbi raportin e inteligjencës dhe komandës ushtarake. Në fjalimin e tij të mbrëmjes, presidenti i Ukrainës tha se Vladimir Putin definitivisht nuk po përgatitet për një armëpushim apo për t'i dhënë fund luftës.

Putini është i vendosur ta paraqesë vetëm një takim me Amerikën si fitoren e tij personale dhe pastaj të vazhdojë të veprojë tamam si më parë, duke ushtruar të njëjtin presion ndaj Ukrainës si më parë.

Deri më tani, nuk ka asnjë tregues se rusët kanë marrë sinjale për t'u përgatitur për një situatë pas luftës. Përkundrazi, ata po i ripozicionojnë trupat dhe forcat e tyre në mënyra që sugjerojnë përgatitje për operacione të reja ofensive", tha ai, teksa shtoi se kjo nuk është ajo që bën dikush që përgatitet për paqe.

Ndërkohë që më herët u njoftua se Sir Keir Starmer do të zhvillojë një takim virtual mbi Ukrainën me Emmanuel Macron dhe Friedrich Merz.

Qeveria franceze ka thënë se takimi i koalicionit të partnerëve të gatshëm vjen përpara takimit të Trump me Vladimir Putin këtë të premte. Gjithashtu shtohet se takime të tjera në formate të ndryshme do të zhvillohen gjatë gjithë ditës, përfshirë edhe me Trumpin.

 

Lini një Përgjigje