TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Prill 2025, 20:46

Zelensky kritikon Trump: Ende asnjë përgjigje ndaj refuzimit të Putin për armëpushim!

Shkruar nga Pamfleti

Zelensky kritikon Trump: Ende asnjë përgjigje ndaj refuzimit të

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy u shpreh i zhgënjyer për mungesën e një “përgjigjeje” të SHBA ndaj “refuzimit” të presidentit rus, Vladimir Putin për një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar në Ukrainë, pas sulmeve të reja vdekjeprurëse ruse, përfshirë në Kiev.

Moska hodhi poshtë një propozim të SHBA-së për një armëpushim të plotë 30-ditor në mars, për të cilin Kievi kishte rënë dakord. Palët në konflikt më pas ranë dakord për një ndërprerje të kufizuar të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike në Ukrainë dhe Rusi, por të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të kësaj marrëveshjeje. Uashingtoni thotë se është ende në bisedime me të dyja palët.

“Ukraina ka pranuar propozimin amerikan për një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar. Putin refuzoi”, tha Zelensky në fjalimin e tij të përditshëm drejtuar kombit ukrainas.

“Ne presim që SHBA të përgjigjet, deri më tani nuk ka pasur asnjë përgjigje”, shtoi ai, duke thënë se pret masa nga evropianët dhe “të gjithë ata në botë që duan paqen”.

Zelensky, (marrëdhëniet e të cilit me homologun e tij amerikan), Donald Trump kanë qenë të trazuara muajt e fundit, i bën thirrje Uashingtonit të ushtrojë presion mbi Rusinë.

Më herët gjatë ditës së sotme, në një postim në rrjetet sociale, presidenti ukrainas tha se “presioni ndaj Rusisë është ende i pamjaftueshëm dhe sulmet e përditshme ruse në Ukrainë e dëshmojnë këtë”.

Lini një Përgjigje